Trump “shumë i sigurt” se ShBA do t’ia japë botës vaksinën kundër koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Bujar Berisha, New York

Si gjithmonë në historinë e vet relativisht të shkurtër-portë bujshme populli amerikan kur ballafaqohet me kriza të thella, ai thjesht shkëlqen duke dhënë më të mirën jo vetëm për vete,por edhe për gjithënjerëzimin. Në dy luftërat botërore ShBA-ja shpëtoi demokracitë euro-perëndimore,dhe kur Bashkimi Sovjetik në verën e 48-ës bllokoi pjesët e Berlinit dhe mendoi se iu bëri “shah-mat” ShBA-së dhe aleatëve të saj, në punë hyri gjenialiteti i Forcave Ajrore Amerikane të cilat krijuan urën ajrore duke furnizuar popullin gjerman me ushqime dhe gjëra tjera të nevojshme. Amerikanët jo vetëm që “shpëtuan mbretin”, por me shpëtimin e Berlinit ia rrotulluan sovjetikëve edhe tavolinën në të cilën luhej beteja strategjike e shahut.

Në të njëjtën situatë gjendet qytetërimi perëndimor në luftën kundër koronavirusit. Tashmë ShBA-ja posedon fakte të pamohueshme se Kina komuniste jo vetëm që nuk e alarmoi Perëndimin dhe botën për rrezikun që i kanosej, por ajo bëri lëvizje strategjike kundër Amerikës dhe Unionit Evropian duke ndaluar fluturimet ajrore të brendshme (gjatë krizës që pati me koronavirus) dhe në të njëjtën kohë duke lejuar që 5 milionë kinezë nga Wuhani (vatra e koronavirusit) të udhëtojnë në katër anët e botës. E diktaturës komuniste kineze këta hapa nuk iu dukën të mjaftueshëm dhe prapë duke mos alarmuar botën për rrezikun që i kanosej, ata “me fshesë me korrent” në katër anët e botës i gëlltitën materialet mjekësore të nevojshme për koronavirusin. Me të njëjtën metodë diktatoriale Kina komuniste është duke i zhvilluar tri vaksina për koronavirusin -nuk bashkëpunon me ekspertë dhe laboratorë të vendeve të ndryshme që të shpëtojë njerëzimin nga rreziku më i madh i këtij shekulli, por të përdorë koronavirusin që të imponojë hegjemoni.

Për këtë presidenti Trump para disa ditëve autorizoi një ekip shkencëtarësh, ekonomistësh dhe strategësh që të zhvillojnë vaksinën sa më parë, duke ua lënë duart e lira në planifikimin dhe zbatimin e projektit. Ekipit iu deklarua se shpenzimet financiare për projektin “nuk kanë limit”. Nuk kaloi as një javë dhe të dielën presidenti Trump dha lajmin e shpresës se vaksina “do të mund të jetë gati në dhjetor”. Pohimin e presidentit e përkrahu edhe autoriteti në fushën e virologjisë dr. Anthony Faucci, i cili deklaroi se “në qoftë se të gjitha gjërat do të jenë në vendin e vet do të kemi vaksinën në janar”. Ky afat premtues që administrata dhe populli amerikan i dha botës të dielën e shkurtoi dukshëm afatin e deritanishëm 18 muajsh (për zbulimin e vaksinës) duke i dhënë shpresë njerëzimit se ai do të lirohet nga ky makth i keq në një kohë relativisht të shkurtër. ShBA-ja në këtë moment është duke zhvilluar 3 vaksina në të njëjtën kohë. Nuk ka problem për vullnetarë për t’i provuar ato.

Lexo edhe :  Lobimi në SHBA, si besëprerje e Berishës për demokratët!

Brenda dy vjetësh ShBA-ja do t’i transferojë fabrikat për prodhimin e antibiotikëve nga Kina. Deri tani 97% të antibiotikëve për konsumin amerikan janë prodhuar në Kinë. Sentimentianti-kinez është i barabartë në të dy krahët e politikës amerikane, 2/3 e qytetarëve fajësojnë Kinën.

Në paraqitjen e së dielës presidenti Trump deklaroi se Kina ka bërë “një gabim të tmerrshëm,dhe ata nuk duan që ta pranojnë”. Ai më tutje deklaroi se Kina e ka “mashtruar” Organizatën Botërore të Shëndetësisë,dhe mu për këtë administrata e tij i pezulloi fondet e konsiderueshme ndaj kësaj organizate, duke e akuzuar se luajti rolin e “papagallit” për Kinën komuniste,dhe kështu dështoi që të alarmojë komunitetin ndërkombëtar për rrezikun që po i kanosej njerëzimit.

Në të njëjtën kohë me zhvillimin e vaksinës,në proces të testimit dhe aprovimit janë së paku 35 ilaçe të ndryshme të cilat në mënyra të ndryshme premtojnë lehtësimin ndaj simptomave të koronavirusit. “Remdesiviri” është fillimi i parë domethënës dhe premtues nga ky grup i ilaçeve në shqyrtim. Ky është shpirti i vërtetë i shpresës dhe lirisë që buron nga populli amerikan. Dhe si zakonisht shpresa dhe liria gjatë historisë së gjatë të njerëzimit e kanë shkatërruar hegjemoninë dhe totalitarizmin.

Të fundit

Berisha: Do të ndalen paratë e drogës në ekonomi. Do mbështesim industrinë dhe eksportet

Kreydemokrati Sali Berisha, ka theksuar se paratë e drogës në ekonomi do të ndalen me dorë të hekurt. Berisha...

U denoncua nga kryetari i PS në Lezhë/ Reagon Gjin Gjoni: Thjesht po mbrojmë votën!

Kandidati i listës së hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni, ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga kryesocialisti dhe kandidati...

Pse qëndron ende në politikë?/ Rama flet për Berishën: Ka hall të madh

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arsyen sipas tij, se pse kreu i Opozitës Sali Berisha qëndron ende në politikë. I ftuar në emisionin 'Të Paekspozuarit',...

“LaCivita e dëmtoi rëndë Berishën” , Gjikondi: Fushata u ndërtua mbi negativitet

Në 3300 intervista të konsideruara të vlefshme, nga mbi 10 mijë të anketuar në sondazhin e fundit parazgjedhor të ABC News dhe Angi Ricerche;...

Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?

Për javën e tretë të fushatës, sipas sondazhit të fundit të ABC News dhe Angi Ricerche Partia Socialiste merr 51.5% të votave, një rritje...

Lajme të tjera

Web TV