A do blejë bota makina luksoze miliona dollarëshe? Bugatti do e provojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fund të muajit mars, kur pandemia koronavirus e detyroi Bugatti-n të ndalë prodhimin e të mbyllë fabrikën në lindje të Francës, punonjësit sapo kishin nisur të ndërtonin prodhimin më të mirë, në vlerë 6 milionë dollarë, supermakinën “Divo”.

Kur fabrika u rihap pas 6 javësh, ishte një botë e re, një botë ku ekonomia ishte shkatërruar totalisht në rang global. Për drejtuesit ekzekutivë të kompanisë, pyetja ishte e qartë: Sa makina multi miliona dollarë do të dojë bota tani?

“Për momentin është e pamundur të bësh një parashikim sepse ne operojmë në një treg shumë të vogël, për makina të tilla përqark globit” tha presidenti i kompanisë Bugatti, Stephan Winkelmann.

Por, edhe pse pa një përgjigje të qartë, Bugatti po vijon normalisht me prodhimin e Divos. Janë planifikuar të ndërtohen 40 të tilla, të prezantuara fillimisht e më pas të rezervuara që prej gushtit të vitit 2018. Për ndërtimin e një makine BUgatti, duhen 2 muaj kohë.

Por, ajo cka pengon punën në këto kohë, është furnizimi i disa pjesëve, që porositen në vendet e huaja, kryesisht në Italinë e goditur rëndë nga kriza. Bugatti është pjesë e grupit Volkswagen, një nga prodhuesit e automjeteve më të mëdha në botë.

E ardhmja e Bugatti Divo është e lidhur ngushtë me disa prej miliarderëve me famë botërore, mogul biznesesh, atletë profesionistë, investitorë e madje edhe sulltanë e mbretër. 2019-ta ishte një vit solid për Bugattin, me rritje të të ardhurave në 7%. Kompania shiti 81 automjete luksoze, 5 më shumë nga një vit më parë, mjaftueshëm për të qenë të lumtur me fitimet.

Do të duhet të kalojnë 4-8 javë për të parë ecurinë në treg dhe kërkesat për pjesën e mbetur të vitit. Përgjatë viteve të shkuara, kompania ka zbuluar vetëm disa modele të reja makinash, si Centodieci në vlerë 9 milionë dollarë, prej së cilës vetëm 10 janë prodhuar dhe janë vërtet unike. Pas saj renditen La Voiture Noire apo Black Car, secila prej tyre, bashkë me taksat, kushton 19 milionë dollarë./l.m/

Lexo edhe :  Apple dhe Samsung bashkojnë forcat, Sony bie “nga liga”

Burimi: CNN, Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një...

Aksident pranë urës së Drojës, raportohen tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës. Sipas raportimeve në aksident janë...

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet në Arabinë Saudite. Sky raporton...

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë thotë...

Besniku i Putin bën deklaratën e papritur: Do të ketë paqe me Ukrainën

“Besniku” i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) , Kirill Dimitriev , shprehu besim se takimi kokë më kokë...

Lajme të tjera

Web TV