Arrestohet inxhinieri dhe ndihmësi i firmës ndërtuese ku humbi jetën 63-vjeçari, policia jep detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka vënë në pranga inxhinierin e firmës ndërtuese dhe inxhinierin për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik të pallatit, ku ditën e djeshme humbi jetën 63-vjeçari M. P., ndërsa ishte duke punuar.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se të arrestuarit janë B. Ç., 42 vjeç, banues në Tiranë, inxhinieri i firmës, si dhe K. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, ndihmës inxhinier për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga për shkelje të rregullave në punë, inxhinieri i firmës ndërtuese dhe inxhinieri për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik të një pallati në ndërtim, ku ditën e djeshme humbi jetën një 63-vjeçar, gjatë kohës që po punonte në këtë objekt.
Shërbimet e Komisariatit Nr. 2 dhe grupi hetimor, menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati dhe për pasojë humbi jetën, menjëherë kanë kryer gjithë veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit arrestuan në flagrancë shtetasit:
B. Ç., 42 vjeç, banues në Tiranë, inxhinieri i firmës dhe K. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, ndihmësinxhinier për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, ka rënë nga lartësia e pallatit në ndërtim dhe si pasojë ka humbur jetën punëtori i këtij objekti, shtetasi M. P., 63 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Të fundit

Sa shqiptarë kanë votuar deri në orën 17:00? KQZ publikon shifrat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 17. Që prej momentit kur u...

Nisin hetimet për Flamur Nokën, SPAK merr materialet proceduriale kundër tij

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje...

Topalli falënderon emigrantët shqiptarë: Mesazh patriotizmi, ata e dinë si të votojnë

Drejtuesja politike në Partinë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli ka dhënë një mesazh falënderimi për shqiptarët që jetojnë jashtë të cilët iu përgjigjën thirrjes...

Aksident i rëndë në Lezhë! Këmbësorja përplaset në vijat e bardha

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore...

5 fotografime votash në zgjedhje, në pranga 30-vjeçari në Këlcyrë

Një tjetër qytetar është arrestuar ditën e sotme pasi është kapur në flagrancë duke fotografuar votën. Pas tre rasteve në Tiranë dhe një tjetri në...

Lajme të tjera

Web TV