Gjoba u vendos për TCF Vancouver Productions LTD nga WorkSafeBC, ekuivalenti amerikan i OSHA. Harris, e cila po kryente marifetet e tij të aktrimit gjatë xhirimeve, u vra kur u nxor nga motori dhe u rrëzua nëpër dritaren e qelqit të një ndërtese aty pranë. Producentët e filmit “Deadpool 2” u janë nënshtruar dënimit me 289.562 dollarë për mos sigurimin e një vendi pune të sigurt për aktoren Joi Harris, e cila vdiq në një përplasje me motor në filmin që po xhirohej në Vancouver në gusht të vitit 2017.
Një hetim nga WorkSafeBC identifikoi pesë shkelje të Ligjit të Kompensimit të Punëtorëve dhe Rregulloren e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë, duke përfshirë:
• Dështimi për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e të gjithë punëtorëve duke mos identifikuar rreziqet dhe vlerësuar dhe kontrolluar rreziqet e veprimtarisë së punës dhe duke mos siguruar një mbikëqyrje të përshtatshme.
• Dështimi për të siguruar që interpretuesja e rolit të jetë në përputhje me Rregulloren duke vënë pajisjet mbrojtëse gjatë xhirimit të skenës me motor.
• Dështimi për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e interpretueses duke mos siguruar një mbikëqyrje të duhur në lidhje me këtë aktivitet pune.
• Dështimi për t’i ofruar aktores interpretuese një orientim të ri të punëtorëve.
• Udhëzimi i aktores që të mos vërë kaskë motorike gjatë xhirimeve me motor.