Koronavirusi nuk e ndal krimin në Tiranë, arrestohen 11 persona në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka njoftuar se janë arrestuar 11 qytetarë në 24 orët e fundit. Njëri prej tyre ishte person i shpallur në kërkim.

Qytetarët e arrestuar kanë kryer vepra të ndryshme penale, duke nisur që nga shitja e varëseve false dhe deri te narkotikët apo dhuna në familje.

Gjithashtu bëhet me dije se janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy persona të tjerë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga në pranga 11 shtetas, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

Janë proceduar penalisht edhe 2 shtetas të tjerë.

Sekuestrohen lëndë narkotike, një armë e ftohtë dhe sende të tjera.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin Xh. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike të llojit kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” , i shtetasit S. V., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes në prani të fëmijëve të mitur, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Dhuna në familje”, i shtetasit E. M.,3 5 vjeç, pasi në banesë, në prani të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasit E. C., 46 vjeç, pasi në rrugën “3 Vëllezërit Kondi”, në prani të dy fëmijëve të mitur, ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime ne kundërshtim me vendimin e gjykatës” i shtetasit B. T., 29 vjeç, pasi në banesë, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, duke shkelur urdhrin e mbrojtjes, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe ka kanosur me thikë babanë e tij.

Lexo edhe :  Nis aksioni i policisë për makinat që parkojnë gabim dhe bllokojnë trafikun

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Q., 33 vjeç, sepse në rrugën “Aleksandër Moisiu”, u konstatua jashtë banese, ndërkohë që ka qenë me masë sigurie ”Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë bërë ndalimin në iniciativë të shtetasit B. L., 33 vjeç, sepse në Rrugën e Dibrës, me anë të mashtrimit, i ka shitur 2 varëse floriri të cilat dyshohen të jenë false, për shumën 2500 lekë, shtetasit S. G. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 varëse, të cilat dyshohen se janë false.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. L., 33 vjeç, pasi në rrugën “Ferit Xhajko” u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.61 mg/l.

Gjithashtu nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale ”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, i shtetasve F. P., 30 vjeç dhe R. M., 26 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi D. A., 22 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Është paraqitur në ambientet e Komisariatit Nr. 3 shtetasi me iniciale C. V., 58 vjeç dhe ka bërë kallëzim se në rrugën “Dritan Hoxha”, një person i paidentifikuar ka goditur me gur mjetin me të cilin ky shtetas po qarkullonte dhe është larguar me vrap. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. I., 59 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Miftar Gërbolli”, ka kanosur me thikë fqinjën e tij, shtetasen H. M. Thika është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. B, 37 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Aleksandër Moisiu”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit për të ndaluar.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Artan Hoxha: Laert Haxhiu ndante para me policët, ja lidhjet e fuqishme me autoritetet

Artan Hoxha, ka folur për Laert Haxhiun, grupi i të cilit u ekspozua për të paktën gjashtë vrasje, pas...

Hetimet ndaj Arben Ahmetajt/ VOA: Prokuroria e Posaçme paralajmëron surpriza

Në Shqipëri, burime të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar thanë të enjten se hetimet ndaj ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj...

Ja cilat janë 30 figurat më të rëndësishme të Historisë

Historia është plot me personazhe që kanë transformuar historinë e njerëzimit. Sot bota është ajo që është falë mendimeve, ideve apo veprimeve të tyre....

Vidhnin nëpër vila ora luksoze, stoli e shufra ari, në pranga 5 shqiptarë

Policia ka arrestuar në Itali 5 shqiptarë, 1 maqedonas dhe 2 italianë, të cilët vidhin nëpër vila dhe aparta,ente, ora luksoze, stoli dhe shufra...

Dentisti i vë këllëf mbi infeksion pa bërë grafi, pacientja detyrohet të heqë dhëmballën

Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë denoncim nga një qytetare për klinikën dentare “Risus” në Tiranë dhe çiftin e stomatologëve Enerjeta dhe Julian...

Lajme të tjera

Web TV