Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, 229 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 26,299.
Ndërsa rastet e reja me koronavirus janë shtuar me 3.262, duke e çuar numrin e përgjithshëm e të infektuarve në 260,117.
Ndërkohë, prej dy javësh Spanja ka filluar lirimin gradual të masave nga Covid-19. Për herë të parë pas më shumë se dy muaj izolim, fëmijëve u lejohet të dalin shëtitje me prindërit.