Liria nuk blihet në pazar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dom Gjergj Meta

Liria është diçka që nuk blihet në pazar. E as nuk ka nevojë të mbash distancë sociale apo fizike për të qëndruar në radhë që të kesh akses. Ajo ka të bëjë thellësisht me brendinë tonë.

Feja, shpresa dhe dashuria vijnë nga lart e në krishterim quhen virtyte teologale. Kjo do të thotë se ne i disponojmë në masën që hyjmë në një marrëdhënie me të përtejmen. Përgjigjja e njeriut ndaj fesë, shpresës dhe dashurisë, i jep njeriut lirinë. Akti i përgjigjes është i njeriut dhe nuk mund t’i delegohet dikujt tjetër e aq më pak një strukture të jashtme, qoftë kjo edhe religjioze. Jashtë kësaj marrëdhënieje me të përtejmen liria jepet e pjesshme.

Krishti e ka lidhur lirinë me njohjen e të vërtetës. Nuk bëhet fjalë për një njohje racionale. Kjo e fundit nuk të bën automatikisht të lirë, edhe pse ndihmon. Njohja për të cilën bëhet fjalë është një përvojë e jetuar, është pleksje me të vërtetën, është një rrugëtim me të, ku përshihen ndjenjat, emocionet, trupi, mendja dhe zemra e njeriut.

Mund të themi se kur njeriu jeton në vërtetësi, është i lirë.

Nuk ka një aspiratë më të bukur se sa liria e cila na përket dhe i përkasim.

Përpjekja për të qenë i lirë nga dikush apo diçka është e pjesshme, nëse nuk ka një projekt për të ardhmen që e shtyn përpara këtë aspiratë.

Të fundit

Salvatore Quasimodo, poeti i dramës njerëzore

Nga Leonard Veizi  “Dhe befas vjen mbrëmja...” Kështu fillon vargu që mbetet si një thirrje e heshtur në kujtesën e çdo...

‘Çdo 10-15 minuta raketa mbi kokë’/ Dëshmia tronditëse e shqiptares në Izrael

Kjo luftë nuk është si luftrat e tjera. Çdo 10- 15 minuta raketat kalojnë mbi shtëpitë tona’ Kjo është dëshmia e shqiptares Jeta Gani,...

Kur lindën zjarrfikësit? Në Romën e lashtë

Ishte perandori August, në vitin 22 p.e.s., ai që formoi kontingjentin e parë publik të zjarrfikësve; më parë kishte një organ privat që bllokonte...

Apeli i GJKKO nuk e ndryshon vendimin/ Pasuritë e Arben Ahmetajt mbeten të sekuestruara

Gjykata e Apelit në GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt, ish-zv.kryeministrit të Shqipërisë, i cili vijon të...

Sulmi izraelit godet ndërtesë banimi në Teheran/ 60 të vrarë mes tyre 20 fëmijë

Rreth gjashtëdhjetë persona kanë humbur jetën pas një sulmi izraelit ndaj një ndërtese banimi në Teheran, sipas një gazetari të medias shtetërore iraniane. Televizioni iranian...

Lajme të tjera

Web TV