Princi Andrew dhe ish-bashkëshortja e tij Fergie janë në vështirësi pasi do ti duhet të paguajnë bashkarisht 20 milionë paund në Zvicër.
Ish-çifti, pasi kanë blerë pajisje në një resort skish në alpet zviceriane në vitin 2014, nuk e kanë bërë pagesën e tyre finale, prej vetëm 6 mijë dollarësh, shumë që sot bashkë me gjobën dhe kamat-vonesat, ka shkuar në 20 milionë paund.
Pronarët i vendosën pajisjet e tyre në ankand për të shlyer sadopak vonesën në pagesa nga çifti mbretëror, por për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid, për to nuk ka patur asnjë ofertë.
Afati që i është vendosur nga ana e autoriteteve zviceriane për të paguar shumën e prapambetur prej 6 mln paund, plus 700 mijë paund interes dhe gjobën, është deri më 31 dhjetor të këtij viti. Aksioni ligjor nisi pasi princi Andrew hoqi dorë nga froni mbretëror në nëntor të vitit të shkuar, pas skandalit të pedofilisë së Jefrrey Epstein.
Duka dhe Dukesha e York-ut janë paditur në zyrën e prokurorit zvicerian. Miq të Andrew dhe Fergit thanë se rrethanat financiare të çiftit kanë ndryshuar ndjeshëm që prej vitit të shkuar dhe me shumë gjasë, ata do ta kenë të pamundur të shlyejnë detyrimet e tyre./Burimi: The Sun