Kryeministri Edi Rama ka folur gjithashtu edhe për kërkesat për heqjen e karantinës. Rama tha se kjo është një injorancë dhe është duke rrezikuar hapjen e karantinës. Gjithashtu ai solli edhe një shembull, atë të Koresë së Jugut e cila u hap dhe më pas i mbylli të gjitha baret dhe restorantet pasi numri i rasteve të reja me koronavirus filloj të rritej.
“Jemi të rrezikuar nga injoranca sesi virusi është krijuar nga kjo e nga ajo. Po përhapin lloj e soj teorish konspirative. Para se të vija këtu, pashë në Korenë e Jugut sesi ishin mbyllur të gjitha baret dhe restorantet pasi për shkak të hapjes kishte patur një kërcim të rasteve. Ne nuk do të rrezikojmë që të hapemi e të rimbyllemi për shkak të injorancës.”,-tha Rama./Fjala.al