Vuçiç reagon për deklaratat e Kurtit: Nuk ka asnjë marrëveshje të fshehtë me Thaçin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk ekziston asnjë marrëveshje e fshehtë mes tij dhe Hashim Thaçit, pretendim ky i ardhur nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Sipas Vuçiç, me presidentin e Kosovës ka kohë që nuk ka pasur diskutime serioze.

“Unë s’kam pasur një bisedë serioze me Hashim Thaçin, dhe s’e mbaj mend herën e fundit kur e kam bërë një gjë të tillë.”-  është shprehur presidenti serb.

Vuçiç I ka cilësuar si “teori absurde konspirative” deklarimet e Kurtit ndërkohë që pretendon se ato janë pjesë e mosmarrëveshjeve mes LVV dhe presidentit Thaçi.

“Ata po e luftojnë njëri tjetrin aq ashpër sa që s’ka rëndësi se kush çfarë thotë, ata janë në gjendje ta akuzojnë njëri-tjetrin për gjerat më të tmerrshme, por unë s’jam i interesuar për një gjë të tillë. Unë nuk futem në gjëra të tilla. Ne s’jemi duke biseduar me ta. Shpresoj që atje në Prishtinë të jetë dikush me të cilin ne do të mund të flasim.”- ka thënë ai.

Ndërsa në lidhje me një zgjidhje për problemin me Kosovën, presidenti serb ka deklaruar se aktualisht nuk ka asnjë të re./fjala.al

Të fundit

Një ditë pas tymit të zi, kardinalët mblidhen sërish për të zgjedhur Papën e ri!

Kardinalët e përfshirë në konklavën sekret në Vatikan do të kthehen në Kapelën Sistine sot në mëngjes, për të...

A po vjen në rend çështja e licencimit të institucioneve serbe në Kosovë?

Pasi autoritetet e Kosovës mbyllën gjatë një viti e gjysmë të fundit dhjetëra institucione që funksiononin sipas sistemit të Serbisë, njëri prej tyre rifilloi...

PD kërkon hetim ndërkombëtar për krimet zgjedhore

Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli, ka ngritur sërish shqetësimin për shpërndarjen e zarfeve të votimit në shtetin e Greqisë, por edhe...

Horoskopi i ditës së enjte, 8 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Ditë energjike dhe pozitive. Yjet favorizojnë iniciativat e reja, por kini kujdes nga impulsiviteti që mund të kompromentojë mundësitë. Në dashuri ndiheni...

Lajme të tjera

Web TV