Besnik Hasi kujton Kosovën: Mëkat për gjendjen e Vëllaznimit

“Gjendja aktuale e Vëllaznimit është katastrofike. Një klub me traditë kaq të madhe në Kosovë" tha Hasi

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Besnik Hasi, ka komentuar gjendjen e klubit të zemrës, Vëllaznimit duke i kujtuar autoriteteve vendase të kushtojnë më snhumë vëmendje dhe financa te formacion i Superligës. Aktualisht kuqezinjtë janë në gjendje të mjerueshme, ku ndodhen në vendin e fundit në Ligën e Parë. Duke folur për Radio Gjakovën, Hasi u shpreh se është interes i futbollit vendor që t’i ketë në elitë klubet e mëdha.

“Gjendja aktuale e Vëllaznimit është katastrofike. Një klub me traditë kaq të madhe në Kosovë, që ka dhënë aq shumë për futbollin e Kosovës të mbetet në këtë pozicion, është e papranueshme”, deklaroi Hasi.

“I gjithë qyteti i Gjakovës duhet ta ndihmojë Vëllaznimin. Edhe FFK duhet ta ndihmojë, sepse është në interesin e Federatës që Vëllaznimi të jetë i fortë dhe në Superligë, pasi që vazhdimisht i jep shumë futbollit vendor. Superliga nuk ka lezet pa katër klubet e mëdha, e ku aktualisht mungojnë Vëllaznimi, Liria dhe Trepça. Klubet me traditë s’duhet të lejohen të bien poshtë. Kështu ndodh në disa vende të botës, pasi është interes i ligës të ketë në elitë klubet e mëdha”, shtoi Hasi.

Të fundit

Aksident në Greqi,mjeti i shqiptarit përplaset me një tjetër, vdes një pasagjer 42-vjeçar

Një aksident trafiku me përplasje mes dy mjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e  Agia Varvarës,...

BBC: Përse Donald Trump po godet Kinën në tregti?

Lufta tregtare e Donald Trump tani duket se po merr një drejtim të qartë dhe duket se kundërshtari i tij kryesor nuk është askush...

E rëndë/ U mbyt nga një kokërr rrushi, humb jetën fëmija 2-vjeç

Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur në Francë pasi hëngri një kokërr rrush. Siç raporton The Independent, djali i cili do ta festonte ditëlindjen e tretë më...

Sherri me Gjuzin/ Demaliaj: Më fyeu prindërit e mi të vdekur, humba kontrollin dhe…

Sherri në hollin e një hoteli në kryeqytet me kreun e Konservatorëve, Kujtim Gjuzi, erdhi si pasojë e shpifjeve e sharjeve të ngritura prej ish-deputetit...

Bankat shqiptare dorëzojnë aplikimet, kur nisin transfertat ndërkufitare përmes SEPA

Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot më 10 prill 2025, pranë Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), paketën e aplikimeve për...

Lajme të tjera

Web TV