Koronavirusi/Tritan Kalo: Po këta gjithologë ç’dreqin kanë që nuk na lënë rehat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Tritan Kalo rrëfyer 100 ditët në luftë me koronavirusin. Ai ka vlerësuar hapjen graduale por ka kërkuar kujdes të madh pasi koronavirusi vijon të mbetet i rrezikshëm.

Përmes një statusi në Facebook, mjeku Kalo iu drejtohet edhe opionistëve të shumtë teksa shkruan se “kanë këta gjithollogët analistë, që NUKU po na lënë rehat???…”

Statusi në Facebook:

10.05.2020….DITA e 100-të e PUNËS në vijimësi, fillimisht asaj përgaditore dhe pas 8 Marsit 2020, ditës së konfirmimit zyrtar të 3 rasteve të para, në përballjen direkte me të sëmurët e hospitalizuar me Sars-Cov2/Covid-19….100 ditë të pa shkëputura nga njëra tjetra prej pauzave fundjavore…..Pas kontaktit që herët në mëngjes me të sëmurët vijon dita me një bisedë në sheshin para Urgjencës së Shërbimit Infektiv/Covid-1 me kolegët, kuptohet duke respektuar distancimin fizik…PUNA në GRUP është kyçi i artë i suksesit në situata të tilla dhe jo vetëm…..

Punonjësit e Rendit janë aty 24 orë rresht, që nga dita e parë dhe ata kurdoherë përkujdesen, për ruajtjen e rregullave të kuarantinimit të këtij objekti….KËNAQËSINË ditës ja shtoj dalja e Besnikut dhe rikthimi i tij në Shkodrën-loce….Pacient shëmbullor në durimin dhe forcën e tij në përballjen jo pak sfiduese me këtë sëmundje, si dhe mjaft fisnik në mirënjohjen e shprehur ndaj përkujdesit tonë…

Të shkuara mik!!!….Bashkëkombas… HAPJA e domozdoshme dhe graduale e vendit, rigjallëron si mëndjet edhe energjitë tuaja fizike, i jep oksigjenim ekonomisë, ul papunësinë si dhe përmirson gjëndjen financiare të gjithkujt, POR kjo hapje shton edhe rrezikun e kontaktit me personat ende të infektuar asimptomatik me Sars-Cov2/Covid-19….KUJDES dhe vetëm KUJDES…Vijoni të respektoni veten dhe ata që gjallërojnë rreth jush….Zbatoni pa asnjë hezitim këshillat tona….JETA do vijojë por në kushtet kur jo gjithshka mundet të jetë si më parë…..Ju lutem….

Lexo edhe :  Si po lirohen ukrainasit nga librat në gjuhën ruse

MOS u shqetsoni apo brengosuni aspak për faktin se vëreni në TV, shtypin e shkruar apo në rrjetet shoqërore dukurinë se: MIRË që Covid-19 po “ngordh” pak-nga pak, POR ç’dreqin kanë këta gjithollogët analistë, që NUKU po na lënë rehat???…JETA e gjithkujt ndaj është e bukur të jetohet e përballesh me vështirësitë e saj, sepse ajo është mjaft e variueshme dhe në të përjetohen si gëzimet po ashtu edhe brengosjet që e përditshmja i ofron asaj…Me MIRËKUPTIM dhe me MIRËBESIM reciprok, ne me siguri do ja dalim të fitojmë ndaj sfidës COVID-19!!!

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV