Rrëfimi i sekreteve të lesbikeve shqiptare: Ja planet tona për martesë dhe fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xheni Karaj, drejtuesja e LGBT-së në Shqipëri ka rrëfyer lidhjen e saj të dashurisë me Livian. Ato të dyja kanë zhvilluar një set fotosh sensual ku tregojnë intimitetet e një marrëdhënieje lesbikesh.

Ato kanë dhënë një intervistë ku tregojnë për bashkëjetesën dhe planet për martesë e fëmijë.

Xheni, si u takuat për herë të parë dhe si e kuptove që Livia kishte të njëjtat prirje seksuale si ty?

Xheni Karaj: Jemi njohur shumë vite më parë në punë, pasi Livia filloi të angazhohej me Aleancën si vullnetare. Nuk mendoja që Livia kishte të njëtat prirje si unë, pasi ishte në raport me një djalë, por dija me siguri që Livia ishte cool, mendjehapur dhe nuk e vriste mendjen se çfarë mendonin të tjerët. E vlerësoja për këtë pjesë, por si shoqe dhe kolege (Qesh). Më pas ma tha përmes një puthjeje që më erdhi e papritur. Kishim pirë pak dhe ishim në një koncert. U habita dhe kuptova që Livia ishte treguar më e shkathët se unë.

E sa vite keni bashkë?

Livia: Përsa u përket viteve, kemi dy etalonë të ndryshëm matjeje. Sipas llogarive të mia janë tri vite, pasi vitin e parë kam përjetuar shumë ulje-ngritje emocionesh dhe pasigurish, duke qenë se ishte marrëdhënia ime e parë me një vajzë. Për këtë arsye, vitin e parë e perceptoj më shumë si një eksplorim të vetes, sesa përjetim i mirëfilltë i një marrëdhënieje.

Xheni Karaj: Sipas llogaritjes sime janë katër vite që jemi bashkë. Viti i parë ishte sfidë, por dashuritë e mëdha rriten përmes sfidave.

Bashkëjetoni në këtë kohë karantine?

Jetojmë bashkë dhe përpiqemi të kujdesemi për familjarët tanë dhe anëtarët e komunitetit, që janë në kushte të vështira. Kjo është një situatë e jashtëzakonshme, ku ka nevojë më shumë se kurrë për dashuri dhe solidaritet.

Si reaguan familjet tuaja kur e morën vesh që jeni bashkë?

Livia: Unë kam pasur fatin e mirë që prindërit e mi më kanë mbështetur gjithmonë, në çdo hap të jetës apo vendim që kam marrë. Jam shumë e ndërgjegjshme që ky nuk është realiteti i të gjithëve. Ky fakt më bën të jem akoma më mirënjohëse ndaj familjes sime, për arsyen se nuk më kanë penguar kurrë të jetoj e lirë.

Xheni Karaj: Livia përmes modestisë, zgjuarsisë dhe karizmës që e karakterizon, ua mori kalanë nga brenda familjarëve të mi që ditën e parë që e njohën.

Dhe tani që ata e dinë, si e shohin marrëdhënien tuaj?

Xheni: E shohin si një marrëdhënie të shëndetshme midis dy njerëzve që duhen, përkujdesen, rrisin dhe zhvillojnë njëra-tjetrën çdo ditë.

Livia: Prindërit e mi janë krenarë që ne kemi një marrëdhënie, e cila na bën të ndihemi të lumtura. Gjithashtu, ata kanë treguar shumë kurajë në përballjen me të njohurit dhe të afërmit, duke e mbrojtur marrëdhënien tonë që prej fillimit të saj.

Dhe kur do të martoheni?

Xheni Karaj: Në Shqipëri nuk lejohen martesat LGBT, për këtë arsye ne kemi vendosur ta sfidojme këtë legjislacion diskriminues, duke u bërë çifti i parë që kërkon në Gjykatë të njihet ligjërisht. Do të jetë një proces i gjatë, por ne nuk do të dorëzohemi, derisa të kemi të drejta të barabarta me të gjitha çiftet e tjera.

Lexo edhe :  Një tjetër moderatore do bëhet pjesë e BBV4, ja për kë bëhet fjalë

Kur do ta bëni bebin dhe cila nga të dyja do ta mbajë në bark?

Livia: Diskutimi për një beb është i vazhdueshëm në familjen tonë. Kur diskutojmë rreth dëshirës sonë për të pasur një fëmijë, kuptojmë që e rëndësishme për ne nuk është kush do ta mbajë në bark fëmijën. Por si do ta bëjmë shoqërinë ku jetojmë më të mirë, në mënyrë të tillë që fëmija ynë dhe të gjithë fëmijët e tjerë të jetojnë në një botë ku mbizotëron drejtësia sociale, barazia dhe mbi të gjitha dashuria.

Cilat janë hobet tuaja?

Livia: Filmat e animuar japonezë, duke qenë se jam rritur duke i parë. Muzika, librat, joga, përkujesja për lulet (shtëpia jonë është e mbushur me bimë dhe lule të ndryshme), xhirot me biçikletë në natyrë.

Xheni: Climbing, snowboarding, slackline dhe çdo lloj tjetër sporti, mësimi i kitarës, kinematografia, sidomos ajo franceze, letërsia, përveç librave rozë. Ndërsa vitin e fundit, zhytja dhe peshkimi me pushkë së bashku me shoqen time të ngushtë.

Cilat janë librat që kanë lënë shenjë ose që kanë lënë mbresa te ju?

Xheni: “Zarathustra” e Friedrich Nietzsche u kthye në biblën e adoleshencës sime. “Neveria” e Jean Paul Sartre më zhyti në krizën ekzistenciale më të thellë të adoleshencës. Brezi i poetëve të mallkuar, Arthur Rimbaud dhe Charles Baudelaire më bënë të kuptoj që bota është plakur e si rrjedhojë, gjuha dhe dashuria duhen rishpikur. Bashkë me Livian i rishpikëm të dyja.

Livia: “De profundis” dhe “Princi i lumtur, Oscar Wilde. Libri i parë më ka mbushur me emocione tejmase të forta, të cilat ishin njëkohësisht pozitive dhe negative. Ndërsa rrëfimi i dytë më mësoi që empatia nuk është dobësi, por një vlerë e shtuar e karakterit. Harta dhe Territori i Michel Houellebecq, pasi u identifikova me personazhin kryesor, i cili është një individ shumë introvert, por njëkohësisht dhe ekcentrik, dy karakteristika që janë kontradiktore me njëra-tjetrën.

“Rrëfim mbi dashurinë dhe errësirën”, Amos OZ, pasi është eksperienca njerëzore më e fortë, e treguar nga përjetimi dhe këndvështrimi i një fëmije.

A është e vështirë për ju si aktiviste të dilnit hapur, a keni hasur vështirësi për t’u pranuar?

Xheni: Ndodh që shqetësohemi për sigurinë tonë fizike, sidomos kur udhëtojmë jashtë Tirane dhe tregojmë afeksion në publik ndaj njëra -tjetrës. Njerëzit dhe shoqëria mund të mos jenë kurrë gati për të na pranuar, por ne jemi gati të luftojmë jo vetëm për veten, por dhe për të gjithë ata që nuk munden të dashurojnë dhe jetojnë të lirë.

Livia: Vështirësia e të qenurit aktiviste është diçka që për mua kompensohet, kur shoh që mund t’u vij në ndihmë personave të komunitetit./Fjala.al/Burimi:PanoramaPlus

Të fundit

Giorgia Meloni në Arabinë Saudite, marrëveshje bashkëpunimi 10 miliardë dollarë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar sot një takim dypalësh me Princin dhe Kryeministrin e Arabisë Saudite, Mohammed Bin...

Përgatitjet e socialistëve për zgjedhjet e 11 majit, Koçi: Në terren 140 kandidatë

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në një intervistë televizive, foli për përgatitjet që PS po bën për zgjedhjet që pritet të...

SHBA nis aksionin për ‘goditjen’ e emigrantëve pa dokumente, qindra dëbime dhe arrestime

Autoritetet amerikane po arrestojnë tashmë qindra emigrantë pa dokumente në ditë dhe po i dërgojnë ata në vendet e tyre të origjinës, duke përmbushur...

Ku jetonin fëmijët e Enverit? Shkallët e fshehta dhe ekranet ku shihnin gjyqet

Vila ku dikur jetonte diktatori Enver Hoxha, është hapur për vizitorët, e cila do të shërbejë për aktivitete kulturore. Historiani Erald Kapri ka treguar për...

Shenjat e horoskopit që nuk kënaqen kurrë me asgjë

E keni vënë re që disa njerëz, pavarësisht se çfarë kanë, pavarësisht se cfarë fitojnë, nuk ndihen kurrë të kompletuar? Edhe nëse në jetë...

Lajme të tjera

Web TV