Haradinaj kritika Merkelit: U nxitua me Borrell, e palogjikshme mbështetja për të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ramush Haradinaj kërkon që partinë e tij ta rikthejë në pushtet, por ndërkohë që formimi i qeverisë së re varet nga vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese, ish-kryeministri i është rikthyer sërish çështjes së ndryshimit të kufijve, kësaj here me kritika për Angela Merkel.

Në një intervistë për ‘Ora News’, Haradinaj e konsideroi të nxituar dhe të palogjikshme vendimin e kancelares gjermane për t’i dhënë mbështetje Josep Borrell, kreu i diplomacisë së BE-së, i cili së fundmi la të hapur mundësinë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Është dëshirë për të penguar një marrëveshje nga disa qarqe evropiane. Dikur evropianët mundoheshin t’i atribuonin kritikën për diskutim të territorit të Kosovës amerikanëve. Tani shihet se evropianët se nga frika që amerikanët mund ta përshpejtojë arritjen e një marrëveshje ata vetë e hapin mundësinë e diskutimit të territorit, në mënyrë që të krijojë rezistencë ndaj arritjes së nja marrëveshje. Evropa në të kaluarën e bëri një gabim të madh. I la zonjës Mogerini duar të lira të flasë në emër të BE.

Është e habitshme sot Berlini zyrtar si e lejon zotin Borell. Merkel ishte kundër lëvizjes së kufjeve dhe e ne çojmë këtë, tani habitem si e lejon Merkel njeriu që flet në emër të BE të lerë të hapur mundësinë e shkëmbimit të territoreve. Kjo flet për pafuqinë e BE për ta trajtuar këtë temë me sukses. Berlini zyrtar i nxitua të deklaronte se Borell dhe Lajçak janë Gjermania dhe ne i përkrahim. Për mua është e palogjikshme. Si mundet Berlini zyrtar të jetë në një vijë me Borell i cili le të hapur çështjen e kufijve të territoreve. Duhet që kancelarja Merkel dhe Presidenti Makron të veprojnë me Borell njësoj sic kanë vepruar me Mogherinin për t’ia marrë temën e dialogut.

Lexo edhe :  Kosovë/ Mungesë kuorumi, dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Është rrezik të lejohet vazhdimi i marrjes me çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, zotin Borell i cili ka tolerancë të tillë. Toleranca e diskutimit të çështjes së territoreve të kufijve në Ballkan ka sjellë luftëra. BE e di, Berlin e Parisi e dine. Të gjithë e dinë kur diskutohen kufijtë në Ballkan, janë ndarë me luftë. Habitem si nuk e kritikojnë, e distancohen nje qasje te tille. Por nëse nuk reagojne eshte deshire per te krijuar pengesa administrates amerikane deri tek arritja e një marrëveshjeje”, u shpreh Haradinaj.

Të fundit

Eurobarometri: 56% e qytetarëve të BE-së favorizojnë anëtarësimin e shteteve të reja

Presidentja e PE-së, Roberta Metsola, ka vlerësuar shifrat e fundit të Eurobarometrit ku 56% e qytetarëve të BE-së janë...

Grossi: Në Siri kemi gjetur gjurmë të uraniumit, pjesë e një programi bërthamor

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Mariano Grossi ka bërë të ditur se inspektorët e institucionit që ai drejton kanë...

“Flori do rikthehet me koncert”, gazetari tregon se çfarë po ndodh me këngëtarin

Pavarësisht mungesës së gjatë, Florian Mumajesi do të rikthehet në skenën e artit shumë shpejt, madje me një koncert. Kështu tha në “Dita jonë”...

Zemërimi i Trump: Kina, Rusia dhe Koreja komplotojnë kundër Amerikës

Amerika reagon me zemërim dhe zhgënjim kundër rendit të ri të shpallur nga Kina dhe Rusia. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përmes...

PS mbledh Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, zbardhet axhenda

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, në orën 09:30 minuta. Në Asamble do të strukturoret kabineti i ri qeveritar, i cili...

Lajme të tjera

Web TV