“Kanabisi do të legalizohet vetëm nëse do të ketë siguri dhe garanci”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk është diskutuar ende në nivele të larta por çështjen e legalizimit të kanabisit, po e shqyrtojnë ekspertët. Megjithatë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e ka një mendim të cilin e shprehu gjatë intervistës me gazetarin Roland Qafoku në emsionin “HARD TALK”. Një mendim që lidhet me nevojën në shëndetësi, me nevojën e garancisë dhe sigurisë.

I pyetur nga gazetari Roland Qafoku, Lleshaj tha se mendimi i tij do peshohet në javët në vijim por që do kristalizohet vetëm nëse do ketë siguri dhe balancim të këtyre dy komponentëve. Një argument që duket sikur bie në kundërshtim me ato që tha kryeministri Edi Rama

Meqë thatë se ju diskutoni dhe debatoni me kryeministrin, jam kurioz të di se çfarë mendimi i keni dhënë ju atij për atë që një pjesë e kanabisit mund të legalizohet për shërbime mjekësore.

“Nuk i kam thënë asnjë gjë pasi ende nuk kemi shkuar në diskutime në nivel qeverie. Diskutimi mesa di unë është në nivel ekspertësh. Mesa di unë ka thënë që kemi ekspertë për këtë çështje dhe po merremi me diçka. Argumenti dhe diskutimi bëhet në këndvështrim mjekësor. Po ju them me përgjegjësi të plotë që ky diskutim ende nuk ka arritur në nivele qeverie. Nëse nuk bindem për diçka nuk mund të eci kundër bindjeve të mia. Çështja ka një dimension të theksuar shëndetësor por një gjë është e sigurtë që Shqipëria nuk mund të kthehet dhe nuk do të kthehet në një vend ku kultivohet kanabis në mënyrë të paligjshme dhe kriminale. Duhen parë argumentat, sigurisht që përveç aspektit mjekësor ose shëndetësor do ketë një aspekt sigurie dhe kur të bëhën bashkë këto dy parametra diskutimi është legjitim të zhvillohet. Hapa të pasigurtë nuk do të bëjmë.”

Lexo edhe :  Adriatiku nuk ndan më, por bashkon! Modeli Italo-Shqiptar në qendër të Europës

Të fundit

Ndërtimet pa leje në Theth, Fevziu: S’ka shans që dikush të ndërtojë pa e ditur policia

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar me tone të ashpra aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje ka nisur së fundmi...

Ndërtimet pa leje në Theth, Rama: Vepër e rëndë penale

Rama: Është bërë një pikë qendrore e diskutimeve ajo që ka ndodhur në Theth ku gjatë periudhës e zgjedhjeve, ka pasur një bum ndërtimesh...

Epoka e dronëve pa pilot, revolucioni i mbrojtjes amerikane

Kreu i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka njoftuar fillimin e një epoke të re në fushën e luftës me dronë pa...

Tmerri i ri në Tiranë… parkimi dysh

Nga Leonard Veizi Duhet të jesh polic që të kuptosh çfarë do të thotë një polic. Dhe jo, kjo nuk është si ato barcaletat me...

Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, fokus në problematikat e sezonit turistik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me kryetarët e bashkive të vendit në qytetin e Durrësit, në kuadër të vlerësimit të...

Lajme të tjera

Web TV