30 vjet nga përfundimi i Luftës së Ftohtë midis SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, bota duket se është në prag të një Lufte të re të Ftohtë, që mund të jetë midis SHBA-së dhe Kinës.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e kishte nisur këtë rrugë që kur vendosi sanksione ekonomike drastike ndaj Kinës në vitin 2018. Gjithashtu edhe Kina i është përgjigjur me sanksionet e veta SHBA-së.
Ajo që acaroi marrëdhëniet midis njerëzve ishte shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, që nisi në Wuhan dhe më pas u shpërnda në të gjithë botën.
Trump së bashku me Sekretarin e tij të Shtetit, Mike Pompeo kanë akuzuar Kinën se e prodhoi virusin në laborator dhe jo nga tregu i kafshëve. Kjo teori fillimisht u hodh poshtë si teori konspirative.
Sipas Pompeos, nëse ky version mbështetet nga prova thelbësore, atëherë do të thotë se regjimi kinez ia fshehu jo vetëm njerëzve të tij por gjithë botës.
Për më tepër, Bild e Gjermanisë lëshoi një raport sekret nga Departamenti amerikan i Sigurisë së Atdheut (DHS), në të cilin Kina mbuloi fazën fillestare të epidemisë për të ruajtur maskat për vendin e vet, dhe pastaj ta furnizojë botën me maska tjera, përpara se pjesa tjetër e botës të kuptonte se çfarë po ndodhte.
Gjithashtu, edhe media gjermane ka zbuluar një raport sekret mes Kinës dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi shpërndarjen jo në kohë të koronavirusit.
Në këtë mënyrë, edhe në median amerikane ka nisur të artikulohet diskursi i një Lufte të Ftohtë.
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins, dhe njëherësh kolumnisti i Bloomberg, Hal Brand paralajmëron rritjen e kësaj përplasjeje deri në zgjidhjen përfundimtare të krizës së koronnavirusit.