Lleshaj shpjegon si do largohen policët mbi 55 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Sandër LLeshaj jep detaje se si do zbatohet reforma për largimin e punonjësve të policisë mbi 55 vjeç.

A mund të na e shpjegoni çështjen e moshës së policëve dhe daljen në pension se ndoshta ka dhe ndonjë keqkuptim?

“Ka keqkuptime. Sigurisht që vendimi i qeverisë për të miratuar vendimin për trajtimin financiar të punonjësve të policisë që dalin para kohe nga shërbimi është një nga investimet më të mëdha, më serioze, në mbështetje të policisë së shtetit. Policia e shtetit është një strukturë e cila e kryen angazhimin e saj përmes shumë elementëve ku elementi fizik ka një rëndësi të dorës së parë, pra patrullimi, kontrolli i territorit, përballimi i konflikteve, zgjidhja e konflikteve, përballimi i turmave, përballimi i ngjarjeve masive, monitorimi dhe patrullimi i kufijve, e shumë e shumë të tjera që kërkojnë njerëz me parametra fizik të përshtatshëm për të kryer këtë punë me angazhim të lartë fizik. Për këtë arsye kërkohet që policia tonë përveç se duhet të shtohet në numër, duhet edhe të rinohet në moshë për arsye se kemi një moshë mbi 45 vjeç si moshë mesatare e cila është shumë e lartë me vendet të cilat ne krahasohemi. Vendet e rajonit dhe më tej.

Dhe që të adresohet kjo çështje ka dy rrugë; ose t’i nxjerrësh pa i trajtuar njerëzit duke i thënë që nuk plotëson parametrat fizikë, kushtet janë këto, mirupafshim shko te shtëpia, ose t’i nxjerrësh duke i trajtuar. Ne kemi zgjedhur këtë të dytën. Ne do t’i nxjerrim atëherë kur është e domosdoshme. 55 vjeç e lartë do të thotë mbi 55, pra mund të jetë 56, 60,61 varet… Ata që do të dalin do të jenë jashtë shërbimit, do të marrin një trajtim financiar. Pastaj përveç trajtimit financiar përfitojnë edhe trajtime të tjera nga sigurimet shoqërore për shkak të pensionit. Dhe në total trajtimi financiar i tyre shkon afërsisht sa rroga që kanë sot. Por nuk do të thotë që kjo do të aplikohet masivisht sepse kjo varet nga fuqia jonë financiare. Varet rast pas rasti dhe nga buxheti. Nëse do kemi buxhet do ta aplikojmë, nëse nuk kemi do rrimë me këtë që kemi,  por e rëndësishme është kjo që punonjësit e policisë janë të garantuar plotësisht që edhe nëse do të dalin nga shërbimi këtu nuk do tu cënohet asgjë nga standarti i jetës dhe nuk do rrezikohen nga “përfundimi në rrugë” dhe ky është gjithë qëllimi.”

Lexo edhe :  BE ‘shuplakë’ Kurtit: Veprimet e qeverisë po minojnë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës

https://youtu.be/8RiiTmP2HOQ

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV