Rudina Dembacaj rrëfen historinë e saj: Ja si është e vërteta me Mark Frrokun dhe ish-bashkëshortin tim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rudina Dembacaj është përfolur shumë në media për lidhjen e saj me Mark Frrokun. Ajo ka rrëfyer me detaje histroinë e saj të njohjes me ish-deputetin, Mark Frroku.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Ëhy Not” me Roza Latin, Rudina Demacaj ka treguar se e ka njohur partnerin e saj falë Visjan Ukcenaj-t, i cili i ka prezantuar gjatë një kompeticioni.

Gjithçka nisi nga një miqësi dhe Rudinës nuk i kishte shkuar në mendje ndonjëherë që mund të kishte diçka mes tyre, por ja që ndodhi.

“Për njohjen time me Markun, duhet t’i ble një palë këpucë të kuqë, Visjan Ukcenajt. Unë dhe Visjani prezantonim një kompeticion dhe Marku ishte një ndër pjesëmarrësit dhe organizatorët doja të thoja. Mu afrua dhe u prezantuam siç u prezantuam të gjithë. Unë nuk e mbaja mend fare, nuk e kisha parë kurrë nga ekrani. Më vonë më është kujtuar që ka qenë ish-deputeti dhe i them Visjanit kush është ky? Visjani më thotë është Mark Frroku dhe i thashë ok e jeta vazhdoi po njëlloj. Në fund të kompeticionit bëmë disa foto të gjithë bashkë. Pastaj ne u ritakuam të Tiranë dhe kemi qenë miq shumë të mirë për hir të vërtetës. Njerëzit që më kishin afër e dinin shumë mirë që Markun e kisha vetëm një mik shumë të mirë. Më pas nga miqësia filloi dhe shkëndija.

Kisha shumë turp që më ndodhi si shkëndije sepse unë e konsideroja si shumë mik dhe më konsideronte si shumë mikeshë. Me mua kishte konsumuar probleme familjare edhe biseda për fëmijët dhe nuk mundet të më kishte parë me një sy tjetër përveçse mikeshë. Por më vonë, kur ndodhi shkëndija ishte e dyanshme dhe unë e ndjeva që i kishte ndodhur dhe Markut. U zhduka disa kohë nga qarkullimi për shkak se u bëra konfuze nga kjo shkëndija por më pas na u desh të vazhdonim punimet për lokalin sepse bisedat për lokalin ne i kishim filluar që kur kemi qenë miq. Propozimi për lokalin më erdhi një moment kur unë Markun nuk e shihja kurrë si partner jete. Nga ana tjetër unë isha pothuajse e ndarë, akoma jo e divorcuar, por e ndarë. Më pas u riktheva, vazhduam punimet e lokalit që zgjatën rreth 8 muaj dhe ndërkohë që ne punonim nga shkëndia u bë vërtet dashuri dhe një lidhje e konsoliduar”, ka treguar Rudina.

Lexo edhe :  U arrestua ish bashkëshorti i saj, ky është reagimi i Arbana Osmanit (Foto)

Ajo tregoi gjithashtu se ruan raporte shumë të mira me ish-bashkëshortin dhe se ata ishin ndarë para se ajo të njihej me Mark Frrokun.

“Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, sapo kam marrë makinën nga servisi i Aleksit”, shtoi Rudina.

Aktorja ndër të tjera tha se ruan një raport shumë të mirë me fëmijët e Mark Frrokut.

“Nëna ime, pasi mori vesh marrëdhënien time me Markun, sigurisht nuk e mori fare mirë si çdo nënë shqiptare, oi oi oi, shkuli faqet nja ca kohë, sigurisht kishte shumë merak, por porosia e vetme që më tha nëse ti nuk trajton fëmijët e Markut si Viktorian tënde atëhere nuk do jesh më bija ime”, është shprehur Rudina.

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV