Zgjedhjet në UT, ja lista e kandidatëve, “digjet” rektori Koni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artan Hoxha, kandidatura e vetme për rektor, Koni nuk aplikon. Gazeta “Fjala” siguron emrat e aplikantëve për rektor, dekanë, anëtarë Senati nga personeli akademik dhe si përfaqësues të studentëve.

Nga Ina Allkanjari

KIZ (Komisioni Institucional Zgjedhor), përfundon procesin e aplikimit për rektor dhe anëtarë Senati në Universitetin e Tiranës. Përpos përplasjeve të shumta, të shoqëruara me shkarkime, pezullime, deklarata dhe akuza të ndërsjella mes rektorit të UT-së, Mynyr Koni, Ministrisë së Arsimit dhe Komisionit Institucional Zgjedhor, ky i fundit përfundoi ditën e djeshme procesin e regjistrimit të kandidaturave.

Gazeta “Fjala” siguron listën e kandidatëve për rektor, anëtarë Senati nga personeli akademik dhe si përfaqësues të studentëve, ku vihet re se këto zgjedhje u mbyllën me një kandidaturë të vetme për rektor, atë të Prof. Dr. Artan Hoxhës, aktualisht dekan i Fakultetit të Drejtësisë.

Më këtë mënyrë, rektori aktual Mynyr Koni “dogji” të drejtën për t’u rizgjedhur, pasi nuk ka aplikuar në kohë për kandidat. Në Universitetin e Tiranës kanë paraqitur kandidaturat për anëtar i Senatit, nga personeli akademik i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ekonomik, Shkencat Sociale, Shkencat e Natyrës, Drejtësisë dhe Histori-Filologjisë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se thuajse të gjithë dekanët aktualë rikandidojnë për të njëjtin post. Ndërkohë vihet re se 15 studentë konkurrojnë për katër vende në Senat. Secili prej studentëve të cilët janë kandidatë për anëtarë Senati si përfaqësues të studentëve, kanë paraqitur një listë me 100 mbështetës, ndonjë prej tyre edhe me më shumë.

Duket se procesi i regjistrimit të kandidatëve vijoi normalisht në fakultetet e Universitetit të Tiranës, pavarësisht urdhrit të dhënë më herët nga rektori Mynyr Koni, për ndërprerjen e procedurave me motivacionin e pandemisë.

Disa ditë më parë pesë pedagogë të Universitetit të Tiranës, njëkohësisht anëtarë të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ), janë shkarkuar nga detyra nga rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Një ndër emrat e prekur nga vendimi i shkarkimit të menjëhershëm është Majlinda Keta, e cila është njëkohësisht kryetare e KIZ-it.

Lexo edhe :  Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës/ Rama mbërrin në Romë

Rektori i UT-së, duke përdorur emërtesën Rektorati (që nuk përbëhet vetëm nga rektori) përmes një shkrese zyrtare të firmosur nga Mynyr Koni, argumentoi shkarkimin e pedagogëve: “Mosrealizimi i urdhrave dhe porosive të dhëna nga rektori i Universitetit të Tiranës, si dhe shkelja e rregullave të Covid-19”.

Ndërkohë tri ditë më parë, pas kaosit të krijuar në Universitetin e Tiranës, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, publikoi urdhrin për shtyrjen e procesit zgjedhor deri në një afat të pacaktuar, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Ministrja e Arsimit njoftoi shfuqizimin e 12 qershorit si datë zgjedhjesh, ndërsa theksoi se procesi përgatitor do të vijojë për të mundësuar nisjen e fushatës pas shpalljes së datës së re.“Data e zgjedhjeve për organet drejtuese të IAL-ve shtyhet deri në një moment të dytë, kur mund të sigurohet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve.

Procesi përgatitor i zgjedhjeve duhet të vazhdojë në mënyrë që IAL-të të jenë gati të fillojnë fushatën zgjedhore menjëherë pas shpalljes së datës. Shpresoj që ky urdhër të mundësojë kthimin e vëmendjes së udhëheqësve të arsimit të lartë publik te planifikimi i mbylljes së suksesshme të vitit akademik për studentët”, thuhej në njoftimin e Shahinit.

Ministrja e Arsimit u shpreh se qëllimi i shtyrjes së zgjedhjeve është pikërisht sigurimi i një pjesëmarrjeje më gjithëpërfshirëse të studentëve. Ndërkohë ky reagim i Shahinit erdhi menjëherë pas padisë së ngritur në Gjykatën Administrative për ministren e Arsimit, nga Organizata Qëndresa Qytetare dhe disa studentë.

Sakaq, pas mbylljes së procesit të aplikimit, mbetet ende e paditur data për realizimin e zgjedhjeve. Vetë Shahini në reagimin e fundit theksoi se procesi përgatitor do të vijojë për të mundësuar nisjen e fushatës pas shpalljes së datës së re, duke lënë të hapur mundësinë për një proces zgjedhor urgjent në një datë tjetër, e cila do të caktohet nga MASR-ja.

Lista e kandidatëve studentë për anëtarë të Senatit Akademik është paraprake meqë duhet të verifikohen nga sekretaritë mësimore të fakulteteve përkatës listat mbështetëse të çdo kandidati./l.m/Fjala

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV