Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anthony Fauci ka paralajmëruar amerikanët nëse anashkalohen masat e kontrollit ndaj koronavirusit, atëherë vendi rrezikohet nga shpërthimi i epidemive të shumta.
Fauci do të flasë përpara zyrtarëve të Senatit amerikan, ku do të shpjegojë se cilat do të jenë pasojat nëse anashkalohen masat e kontrollit.
“Nëse tejkalojmë masat e kontrollit me hapjen e SHBA-ve, rrezikojmë nga shpërthimi i epidemive të shumta në mbarë vendin”, ka paralajmëruar epidemiologu i njohur amerikan Fauci dhe njëherësh drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje ngjitëse. Kjo do të kontribuojë në vuajtje dhe vdekje të panevojshme”, ka theksuar Fauci.