Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka folur sot për Reformën në Drejtësi në Shqipëri, për të cilën tha se shumë politikanë nuk e duan.
Gjatë një interviste për Euro News, Kim u shpreh se ajo po bashkëpunon dhe më atë pjesë që nuk e do reformën.
“Por ajo që mund t’ju them është që për qeverinë amerikane, reforma në drejtësi në Shqipëri mbetet përparësi dhe, për mua personalisht, mbetet një përparësi dhe kam në plan t’i kushtoj gjithçka mundem për ta bërë realitet. Do të thotë që do të ketë frustrim, e pres këtë të ndodhë, sepse ka disa që nuk duan që të ndodhë. Ka edhe çështje kapacitetesh.
Por ajo që mund të them është se do të bëj përpjekjet e mia më të mira; kushdo rreth meje do të bëjë më të mirën dhe tani është në dorën e udhëheqësve politikë që të tregojnë seriozitetin e tyre për ta bërë këtë realitet”, u tha Yuri Kim./Fjala.al/