Teatri Kombëtar/ Veliaj për Metën: Është bërë gazi i botës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin “Open” në Top Channel, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli për Teatrin Kombëtar duke sulmuar presidentin Ilir Meta për qëndrimin që ka mbajtur për këtë çështje.

“Presidenti ka dorëzuar një padi nul, duhet të gjejë një këshilltar ligjor dhe jo të bëhet barsaletë ligjore. Po bëhet gaz i botës, juristët po qeshin nëpër Tiranë. Nuk mund të budallepset e gjithë Tirana se bën gafa një institucion. Ai ka dorëzuar një padi nul, sepse nuk ekziston më ai ligj”, tha Veliaj.

Veliaj tha se Bashkia e Tiranës ka qenë transparente me projektin e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.

“Ne kemi qenë transparent me projektin. Kemi thënë që plani i parë është ta ndërtojmë me lekët e privatit, që nuk ramë dakord pasi privati nuk ofronte aq sa kërkonin aktorët. Plani i dytë është ta ndëtojmë me lekët e tona, por që nuk i kemi dhe kalojmë tek plani i tretë që marrim kredi dhe ndërtojmë teatrin. Duhej të kalonte në pronësi të Bashkisë së Tiranës sepse ndërtimi do të bëhet nga e para dhe është Bashkia e Tiranës që do të marrë kredinë”, tha Veliaj.

Të fundit

I pandehur për abuzim me tenderat, deputeti socialist paraqitet në GJKKO

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, u paraqit në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në...

Zbardhet lista me 1109 qytetarët e përzgjedhur për kredi të butë!

Pak ditë pasi morën “OK”-in në Këshillin Bashkiak të Tiranës, bashkia ka bërë publikë emrat e 1109 qytetarëve të përzgjedhur për subvencionimin e kredisë...

Tirana shpallet zyrtarisht “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”

Tirana do të jetë mikpritëse e një prej eventeve më të rëndësishme rajonale të vitit,  ALForum 2025, i cili do të zhvillohet nga 18...

Ishin bllokuar pas sulmeve iraniane, 5 shqiptarë largohen të sigurt nga Izraeli

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se disa shtetas shqiptarë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në...

Aksidenti bërthamor i 1975-ës pranë brigjeve të Siçilisë

Bota që nga mesi i shekullit XX jetoi nën hijen e armëve bërthamore. Gjatë Luftës së Ftohtë, që u karakterizua nga gara e armatimeve...

Lajme të tjera

Web TV