VIDEO/ Shahini: Maturantët kthehen të hënën në shkolla, ja rregullat që do ndjekin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë me dije se duke filluar nga dita e hënë maturantët do të rikthehen në shkolla.

Përmes një video-mesazhi për maturantët që do të rikthehen në bankat e shkollës më datë 18 maj, Shahini ka publikuar edhe disa prej rregullave kryesore që duhet të ndiqen gjatë qëndrimit në shkollë në mënyrë që të mbrohet shëndeti i çdo personi.

Sipas ministres së Arsimit rregulli i parë është vendosja e maskës para shkollës dhe rreshtimi në distancë 1.5-2 metra nga njëri-tjetri, distancë e cila duhet të respektohet gjatë gjithë qëndrimit në shkollë.

“Edhe ulja në klasat tuaja është organizuar në një distancë të tillë mes njëri-tjetrit. Nëse keni nevojë të përdorni dezinfektues gjatë qëndrimit në shkollë, keni në bankat e shkollës nga një dezinfektues që mund të përdoret gjatë ditës”,- ka thënë ajo.

Më tej ajo theksoi se në hyrje të secilës shkollë dhe në korridoret e secilit kat janë të vendosura postera me ilustrime të thjeshta të rregullave kryesore që duhet të ndiqen nga maturantët gjatë qëndrimit në shkollë.

Ndërsa në fund Shahini theksoi edhet rregullin kryesor për parandalimin e përhapjes së viruseve, i cili është larja e shpeshtë e duarve, duke shtuar se: Para tualeteve të shkollës janë vendosur postera me hapat që duhet të ndiqen për një larje të thellë dhe të mirë të duarve./Fjala.al/

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/254934058950134/

Të fundit

Dalin para gjykatës 14 doganierët e arrestuar në Qafë Botë! I kërkuan 150€ shqiptarit

Para hetuesit në Igumenicë u paraqitën që në mëngjesin e së dielës 14 doganierët e arrestuar në pikën kufitare...

Aksident në aksin Laç-Mamurras, plagosen tre persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e vjetër, që lidh Laçin me Mamurrasin, ku një prej automjeteve është fugon pasagjerësh. Mësohet se nga ky...

Ulsi Manja ka gati emrat e zyrtarëve në burgun e Drenovës

Telefoni që iu gjet Laert Haxhiut në qeli u “hëngri kokën” zyrtarëve të lartë të burgut të Drenovës. Një ditë më parë, Drejtoria e...

Mungon vetëm zyrtarizimi, Victor Gyokeres drejt transferimit tek gjiganti londinez

Arsenali është afër transferimit të Gyokeres nga Sportingu i Lisbonës. Sipas “The Athletic”, në fakt, klubi anglez ka arritur një marrëveshje të plotë me...

Persona të paidentifikuar bëjnë “copë e çikë” varrin në Sarandë

Një akt brutal është regjistruar ditën e sotme në fshatin Vrion në bashkinë Finiq, ku një varr është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Në...

Lajme të tjera

Web TV