Emigrantët mësyjnë në Evropë në kohë pandemie, Ballkani porta e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia Evropiane e kontrollit të kufijve Frontex ka ngritur alarmin mbi rritjen e numrit te emigrantëve me 60% gjatë 4 muajve të parë të vitit 2020.

Në muajin prill është shënuar një ulje me 85% të emigrantëve të ardhur në Evropë, në krahasim me muajin mars.

Gjatë muajit prill është regjistruar hyrja e rreth 900 emigrantëve të paligjshëm dhe sipas Frontex kjo shifër në ulje, lidhet me efektet e pandemisë por dhe vonesat në raportime për kalimet e paligjshme kufitare nga ana e autoriteteve kombëtare të vendeve të veçanta.

Numri total i emigrantëve gjatë periudhës janar-prill raportohet të jetë 26.650 persona.

Agjencia Evropiane nënvizon se katër janë rrugët kryesore të hyrjes së emigrantëve ilegalë në Evropë në këto muaj të parë të 2020. Rruga përmes Mesdheut Lindor, rruga e Mesdheut Qendror, rruga e Detit Mesdhe Perëndimor dhe Rruga Ballkanike përmes vendeve të Ballkanit Perëndimor ku gjeografikisht ndodhet Shqipëria.

Ndërsa në rrugëkalimin përmes Greqisë nga Mesdheu Lindor, numri i emigrantëve klandestinë është reduktuar 11 2919 e baras me -18% më pak se e njëjta periudhë kohore e një viti më parë. Ajo e Mesdheut Perëndimor përmes Spanjës me -53 % e baras me 3015 emigrantë. Rruga Ballkanike përmes vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë janar-prillit 2020 ka shënuar një rritje të konsiderueshme me +60% të numrit të kalimit të emigrantëve të paligjshëm.

Gjatë katër muajve të parë të 2020 në këtë rrugë është regjistruar hyrja e 5987 emigrantëve klandestinë.

Një rritje drastike ka pasur rrugëkalimi detar përmes Mesdheut Qendror me + 331% në krahasim me një vit më parë e baras me 4064 emigrantë.

Ministria e Brendshme Italiane informon se gjatë katër muajve të parë të vitit 2020 në brigjet italiane kanë mbërritur 4184 emigrantë klandestinë e kryesisht në ishullin e Lampeduzës e në Sicili.

Të fundit

Stuhia paralizon fluturimet në Hungari/ Aeroporti i Budapestit mbyllet përkohësis

Aeroporti Ndërkombëtar i Budapestit ka pezulluar përkohësisht operacionet për shkak të dëmeve të pësuara gjatë një stuhie të fortë...

“Shita 300 dele, mora borxh!” Flet pensionistja që përplasi Ramën me prokurorinë

Lene Prroni raportohet të jetë pronarja e kabinave të vendosura në zemrën turistike të Thethit, të cilat këtë të hënë kanë përplasur keq kryeministrin...

7 laureatë të Çmimit Nobel i bëjnë thirrje Francës të taksojë miliarderët

Shtatë ekonomistë, fitues të Çmimit Nobel në Ekonomi, po bëjnë thirrje për zbatimin e një takse minimale mbi shumë të pasur në Francë, bazuar...

Vetëm 1 vit në detyrë/ Kush është prokurorja e Shkodrës që Rama e sulmi sot

Elsa Gjeli është prokurorja e Shkodrës që është kritikuar publikisht këtë të hënë nga kryeministri Edi Rama, pasi sipas pretendimeve të këtij të fundit,...

Klubi spanjoll ofron 8 mln euro për Asllanin, Interi heziton…

Real Betis nuk mendon se Kristjan Asllani kushton 20 mln euro, aq sa u ble nga Interi dy vite më parë. Mediat spanjolle raportojnë se...

Lajme të tjera

Web TV