Masakroi të afërmin me thikë, gjykata lë në burg 37- vjeçarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Arrest me burg” ka dhënë gjykata e Beratit për 37-vjeçarin Hamza Çela, që pak ditë më parë masakroi për vdekje të afërmin e tij Ramadan Çela.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në Jaupas të Skraparit, ku 77-vjeçari u godit disa herë me thikë.

Shkak dyshohet të jetë bërë një çështje pronësie, ndërsa në momentin e krimit nuk ka pasur dëshmitarë.

Familjarët e Hamza Çelës kanë insistuar se ai ka probleme me shëndetin mendor por nuk rezulton të ketë raport mjekësor nga Spitali Psikiatrik i Vlorës.

Hamza Çela vrau të afërmin dhe komshiun e tij të moshuar Ramadan Çelën në mënyrë makabre, duke e qëlluar me thikë në kokë, damarë e zemër.

Çela, që prej vitesh jetonte në qytetin e Poliçanit, ishte kthyer në shtëpinë e vjetër që kishte në fshatin Jaupas për t’u marrë me tokat bujqësore, por duke vaditur tokat e mbjella me domate ai u qëllua nga prapa me thikë nga 37-vjeçari.

Autori shëtiti me thikë në dorë dhe me bluzën e lyer me gjak nëpër fshat u kap nga policia gjysëm ore pas vrasjes,në përpjekje për t’u larguar nga fshati.

Të fundit

Horoskopi ditor, 1 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe...

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën e Jallisë së Nartës, në...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Lajme të tjera

Web TV