“Mbroni klubin tuaj, mos ia shitni vrasësve”. Familja Khashoggi, apel Newcastle

"E di që shumë prej jush po tundohen por ky Princ akuzohet për vrasjen e Jamal" tha e fejuara e gazetarit

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vazhdon të tërheqë gjithnjë e më tepër vëmendje, çështja e blerjes së një klubi elitar në futbollin anglez si Newcastle United. Skuadra e Premier League është pranë finalizimit të një akordi multimilioner që do çojë skuadrën në duart e princit saudit të kurorës, lëvizje që ka ngjallur polemika.

E fejuara dhe familja e gazetarit arab të vrarë, Jamal Khashoggi, i ka dërguar një letër të hapur pronarit aktual Mike Ashley, dhe tifozëve, të revoltohen për të mos e shitur skuadrën e zemrës në një person që ka duart me gjak. Klubi i Premier League ka arritur marrëveshjen me 300 milionë Paund nga një konsorcium misterioz, Saudi Public Investment Fund, që thuhet se përdoret si “makiazh” nga princi Bin Salman. Edhe Amnesty International ka kërkuar pezullimin e shitjes së klubit të futbollit, por efekt më të madh po jep letra e Hatice Cengiz.

“Në një kohë vendimtare për ekipin tuaj, sundimtari fuqiplotë i Arabisë Saudite, Princi Mohammed bin Salman synon ta blejë ekipin me shumë para. E di që shumë prej jush po tundohen por ky Princ akuzohet për vrasjen e Jamal. Të gjitha hetimet e besueshme e tregojnë këtë. Ai nuk po shkon në gjyq pasi kontrollon vendin me grusht të hekurt. Mos lejoni shitjen e Newcastle” tha Hatice Cengiz.

Gazetari disident u vra në konsullatën arabe në Stamboll, madje thuhet se trupi i tij u copëtua dhe u shkri në substanca kimike para dy vjetësh, për të fshehur krimin.

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV