Një datë më në fund/ Serie A rinis në 13 Qershor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas negociatave të vazhdueshme, krijimit të protokolleve e rrëzimit të tyre pa mëshirë nga Shëndetësia italiane, kampionai i Serie A e ka një datë se kur me të gjitha gjasat do të rinisë, në 13 qershor. Asambleja e Lega, propozoi mesin e muajit të ardhshëm për rinisjen e futbollity në Apenine. objektivi kryesor është të mbyllet sezoni brenda 2 Gushtit, e në këtë mënyrë skuadrat e Serie A do mendojnë për kupat ndërkombëtare.

Kalendari i parashikuar është vërtet sfilitës për italianët, me ndeshje në do 3 ditë dhe pauzat do të lejohen pak ditë më shumë vetëm kur të jenë gjysmëfinalet e kthimit dhe finalja e Kupës së Italisë, të parashikuara tani në kalendarin e ri në 1 dhe në 22 Korrik, në pikun e verës…

Gjithçka u ravijëzua në program ndërsa FIGC pranoi protokollin me ndryshime nga Komiteti Tekniko Shkencor. Kjo nuk i la rrugë tjetër ministrit Spadafora që më parë kishte lejuar dhe stërvitjet në grup, që startojnë në 18 Maj.

Në tavolinën e bisedimeve, datë për rinisjen ishin 13 dhe 20 Qershori. Klubet votuan masivisht për datën e parë duke konsideruar programet e UEFA për Champions dhe Europa League. Tani me lejen formale të qeverisë që do vijë, lojtarët kanë 4 javë të rikuperojnë formën.

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV