Pasojat e COVID-19/ BERZH: Shqipëria do të ketë rënie ekonomike prej 9%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekonomia shqiptare mund të tkurret me 9 % gjatë vitit 2020. Goditja më e fortë vjen nga varësia që ka ekonomia shqiptare ka ndaj turizmit dhe remitancave. Këto janë parashikimet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Prodhimi i Brendshëm Bruto do të bjerë me 9,0%. Raporti i fundit i bankës parashikon ringritje të shpejtë, por me ndikim afatgjatë politik dhe shoqëror. Shqipëria do të shënojë rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 9,0 për qind në vitin 2020, për shkak të ndikimit në ekonomi të pandemisë së koronavirusit.

Ky parashikim bëhet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit të parashikimit makroekonomik. Nga ana tjetër, banka pret që rimëkëmbja të jetë e shpejtë gjatë vitit 2021, me një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 12,0 për qind.

Sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim shkak për këtë rënie të madhe të PBB-së është varësia e Shqipërisë nga turizmi dhe të ardhurat e ulëta nga tregtia jashtme.  Ndikim në ekonomi do të ketë gjithashtu pakësimi i mundshëm i remitancave.

“Rimëkëmbja do të varet nga relaksimi gradual i masave kufizuese për frenimin e virusit dhe kthimi në normalitet gjatë gjysmës së dytë të vitit,” thekson raporti ku nënvizon se parashikimet ndikohen nga pasiguria e paprecedentë.

Kryeekonomistja Beata Javorcik thotë se ndërsa bota del gradualisht nga kjo krizë, bashkëpunimi mbetet kyç për forcimin ekonomik. “Kriza ka qenë një goditje e madhe dhe dalja prej saj mbetet po aq sfiduese.

Kjo nuk është koha për t’u angazhuar të nacionalizëm dhe proteksionizëm ekonomik, por është koha për të ndërtuar një të ardhme të ndritur nëpërmjet zotimit për tregtinë e lirë, zbutje të ndikimit të ndryshimeve të klimës dhe bashkëpunim ekonomik.” thotë ajo.

Parashikimi

Raporti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim thotë se kjo rënie e Prodhimit të Brendshëm Bruto do të ketë ndikim modest në periudhën afatgjatë të veprimtarisë ekonomike, ndërsa rritja do të rikthehet gradualisht në tremujorin e tretë. Kjo goditje do të ketë ndikim afatgjatë politik dhe shoqëror.

“Nëse masat e distancimit fizik mbeten në fuqi për një periudhë më të gjatë nga sa është parashikuar, recensioni do të jetë më i thellë,” shton raporti. Në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor është ndikuar kërkesa dhe oferta.

Goditjet e jashtme do të vijnë si pasojë e rënies së çmimit të lëndëve të para, duke ndikuar kështu eksportet, çrregullime në zinxhirin global të vlerës, kolapsin e turizmit dhe pakësimin e remitancave.

Lexo edhe :  Shumë pranë nesh, cili është qyteti i shpallur me aromën më të mirë në botë

FMN-ja

Fondi Montar Ndërkombëtar është treguar më optimist në parashikmin e tij. Sipas FMN-së, ekonomia shqiptare pritet të tkurret me 5% në 2020-n si rrjedhojë e pasojave që ka shkaktuar pandemia e Covid-19 që ka ndalur pothuajse gjithë aktivitetin ekonomik, më e ulëta që prej vitit 1997, ku rënia ishte 10,9%.

Parashikimi është bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në Pasqyrën Ekonomike Globale të prillit 2020, publikuar sot. Ky parashikim është shumë më i ulët se ai i Pasqyrës Ekonomike Globale të tetorit 2019, ku ekonomia shqiptare pritej të rimëkëmbej në 4%, nga 3% në 2019-n.

Por që atëherë kanë ndodhur dy zhvillime të rëndësishme që i kanë kthyer përmbys projeksionet: fillimisht tërmeti i 26 nëntorit, që e çoi rritjen ekonomike në negative në tremujorin e katërt të 2019-s, dhe më pas kriza e paprecendentë që ka shkaktuar përhapja e infeksionit të Covid-19 dhe masat e qeverisë për ta frenuar atë.

Skeptikët e Bankës Botërore, rënia ekonomike ndikohet edhe nga tërmeti

Tërmeti i 29 nëntorit të vitit të shkuar dhe pandemia e Covid-19, mund të ccojnë në rënien e ekonomisë shqiptare deri në 7 %. Ekonomia shqiptare cilësohet si e brishtë dhe ccdo paqartësi konvertohet në rënie ekonomike. Sipas Bankës Botërore, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi pritet të marrin goditjen më të rëndë.

Sipas ekspertëve, mungesa e të ardhurave prej turizmit dhe ekonomia e brishtë do të krijojë një impakt të rëndë. Duke analizuar situatën aktuale thuhet që, nëse hapja do të nisë prej qershorit, Shqipëria do të ketë mundësi të rikuperojë të ardhurat nga turizmi, duke shfrytëzuar gjashtë muaj.

Në këtë rast rënia ekonomike do të jetë në -5 %. Por në rastin më pesimist, hapja nis në muajin gusht, kur dhe hapësirat për turizmin mbeten 3 muaj. Atëherë rënia ekonomike zbret në – 6.9 %. Efektet negative për vendin tonë varen dhe nga situata në Itali, pasi shkëmbimet me këtë shtet janë tepër të larta.

Për Ballkanin është Maqedonia e Veriut që do të preket më pak nga rënia e ekonomisë që në skenarin bazë shkon në -1.2 dhe në atë më pesimist deri në -3%. Prandaj Banka Botërore kërkon që  përgjigjja ndaj krizës të jetë e kujdesshme për të zbutur efektet e menjëhershme, për t’iu përshtatur realiteteve të reja që mund të shfaqen, si dhe duke lënë hapësirë për të përgatitur rimëkëmbjen ekonomike./Fjala.al

Të fundit

Se me cilin më ngjan ky stil i gazetarit italian! Shkruar nga Frrok Çupi

Me Berishën, kur ishte në pushtet, e di se ka ndarë ca para, nja 250 mijë euro edhe para...

Zbulohet shkresa e plotë, SPAK nxjerr blof Gaz Bardhin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës që akuzonte kreun e grupit parlamentar demokrat Gazment...

“Male spektakolare dhe lumenj të pazbutur”/ Le Figaro: Shqipëria, një arratisje e egër

Mediat e huaja vijojnë t’i bëjnë jehonë bukurive të natyrës shqiptare. Prestigjozja franceze, “Le Figaro” i ka kushtuar sërish një artikull Shqipërisë, të cilin e ka...

Xavi ndryshon mendim, trajneri spanjoll pranë rinovimit me Barcelonën

Xavi ndryshon mendim. Ish-kapiteni fantastik i Barcelonës do të jetë në pankinën e skuadrës së zemrës edhe sezonin e ardhshëm, ndryshe nga sa deklaroi...

Italia miraton ligjin, gjobë ose burg kush braktis kafshët

Me Kodin e ri të Autostradave, i cili tashmë ka marrë miratimin e Dhomës dhe po shqyrtohet nga Senati, qytetarët italianë duhet të mendohen...

Lajme të tjera

Web TV