U ngacmua seksualisht nga i ati, 18-vjeçarja ka regjistruar bisedën me të

Detaje të reja janë zbuluar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq ku një 18-vjeçare ka denoncuar të atin për ngacmim seksual.

Vajza ka denoncuar të atin në Polici, pasi ky i fundit e ka ngacmuar me fjalë banale. Mësohet se vajza e ka regjistruar bisedën me të atin i cili i kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale

Policia ka arrestuar 37-vjecarin R.M, i cili do të përballet me akuzën e ngacmimit seksual.