COVID-19/ Ministri i jashtëm serb deklaron hapjen e kufijve për rajonin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç ka deklaruar se Serbia duke filluar nga 1 qershori do të rihapë kufijtë kufijtë për shtetasit e rajonit.

Kufijtë me Maqedoninë, Bosnjën dhe Hercegovinën , Malin e Zi dhe Shqipërinë janë mbyllur në mes të muajit mars, pasojë kjo e pandemisë së koronavirusit.

Sipas kryediplomatit serb, kufizimet për qytetarët e vendeve që janë pjesë e BE-së do të mbeten në fuqi së paku deri më 15 qershor.

Në një deklaratë për mediat serbe, ministri Daçiç u shpreh se hyrja e qytetarëve serbe në vendet e tjera varet nga rregullat e vendeve përkatëse.

Ai po ashtu tha se Serbia, që nga fillimi i pandemisë, ka riatdhesuar rreth 15,000 qytetarë të saj nga vende të ndryshme të botës.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Serbia është vendi më i prekur nga koronavirusi duke numëruar kështu mbi 10 mijë të infektuar dhe 220 viktima.

Parlamenti serb votoi javën e kaluar heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme e vendosur kjo që prej datës 15 mars.

Të fundit

Veliaj homazhe pranë memorialit ‘Nënë Shqipëri’ në nder të ‘5 Majit’: Lavdi dëshmorëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nderoi pranë memorialit “Nënë Shqipëri” të rënët dëshmorë për lirinë e atdheut. Të...

Shkaktoi vetëmbytjen e gruas dhe tre fëmijëve të tij, zbardhen detajet e rënda

Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen në Shkodër. Babi Ergys Arrazi ushtronte dhunë në familje dhe dyshohet se vajza 9-vjeçare...

DETAJET shokuese/ Nëna me 3 fëmijët u hodh nga ura e Bunës në lumë

Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen tragjike në Shkodër. Behet me dije se Alma Arrazi është hedhur nga ura e lumit Bunë...

Meta homazhe të Varrezat e Dëshmorëve: PL duhet t’i dalë për zot vendit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.  Në një prononcim për mediat, Meta u shpreh se kjo...

FOTO/ Kush është nëna me 3 fëmijët e zhdukur, njëri u gjet i mbytur në lumin Buna

Kjo eshte fotoja e nënës Alma Arrazi, e cila bashkë me 3 fëmijët e mitur rezulton e zhdukur në Shkodër. Njëri prej fëmijëve është gjetur nga...

Lajme të tjera

Web TV