Garancia Sovrane 2, Denaj: Qeveria garanton 60% të principalit të çdo huaje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka dhënë detaje mbi garancinë sovrane 2 e cila është 15 miliardë lekë në funksion të rimëkëmbjes ekonomike të bizneseve.

Denaj thotë se në këtë garanci të dytë sovrane qeveria garanton 60% të principalit të çdo huaje, afat shlyerje deri në 5 vjet apo hapësirë për mos paguar principalin në jo më pak se 6 muaj.

Ministrja e Financave, thotë se kjo ofron mundësi financimi për të gjithë sipërmarrjet, tek të cilat ka ndikuar në aktivitet situata e pandemisë. Po ashtu nga kjo përfitojnë edhe sipërmarrjet me një historik pozitiv të marrëdhënies kreditore.

“15 miliardë lekë mbështetje nga Qeveria Shqiptare për Garancinë Sovrane 2 bGarancia Sovrane II, ofron mundësi financimi për të gjitha sipërmarrjet e ndikuara në aktivitet nga situata e pandemisë dhe me një historik pozitiv të marrëdhënies kreditore. Qeveria garanton 60% të principalit të çdo huaje, që bankat do të lëvrojnë për biznesin, sipas eksperiencave më të mira ndërkombëtare. Ky instrument:

✅ Është në dispozicion për sipërmarrësit në të gjithë sektorët e ekonomisë

✅ Synon të jetë burim për kreditimin e kompanive për kapital qarkullues dhe investime

✅ Ofron mundësi financimi me një afat shlyerjeje deri 5 vjet

✅ Ofron hapësirën për të mos paguar principalin për një periudhë jo më pak se 6 muaj

Ftojmë të gjitha bizneset, të mobilizojnë fondet e nevojshme për kapërcimin e efekteve të pandemisë dhe për të hedhur hapat drejt rimëkëmbjes së aktivitetit dhe ekonomisë.

⏩ Prej javës së ardhme bizneset mund të shprehin interesin pranë të gjitha bankave të nivelit të dytë”, shkruan Denaj.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV