“Gabova…më falni”. Clattenburg pranon gafën në finalen e Champions

"Bilbili" anglez i zgjedhur nga UEFA, në 2016 nuk ishte në lartësinë e trofeut pasi i dha padrejtësisht Real Madrid golin e parë

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mark Clattenburg e ka pranuar më në fund atë që edhe tifozët e skuadrës përfituese, e thonin nën zë, që bëri nëj gafë të madhe në një ndeshje jo dosido, por në finalen e Ligës së Kampioneve. “Bilbili” anglez i zgjedhur nga UEFA, në 2016 nuk ishte në lartësinë e trofeut pasi i dha padrejtësisht Real Madrid golin e parë në tapetin e San Siro, në ndeshjen e fundit të Champions League në derbin ndaj Atletico Madrid.

Mbrojtësi me eksperiencë, tani kapiten i Realit, Sergio Ramos e dërgoi topin në rrjetë pas 30 minutave lojë, por Clattenburg deklaron se ai gol duhej anuluar menjëherë.

”Në finalen e “San Siro”, Reali shënoi, por goli ishte pozicion jashtë loje. Ne e mësuam pas përfundimit të pjesës së parë. Ishte një situatë e vështirë dhe asistenti im gaboi. I dhashë Atletico një penallti, sapo filloi pjesa e dytë, kur Pepe shkaktoi një faull ndaj Fernando Torres. Pepe ishte shumë i inatosur dhe më foli anglisht, duke më thënë që nuk ishte penallti. As goli juaj i parë nuk duhej dhënë, iu përgjigja unë. Aty e mbylli gojën” tha Clattenburg për kolonën e Daily Mail.

“Njerëzit mendojnë se kjo tingëllon e çuditshme, sepse dy gabime nuk bëjnë një vendim të drejtë. Edhe gjyqtarët nuk mendojnë ashtu, por futbollistët po. E dija se duke i thënë ashtu, do ta pranonte vendimin” tha anglezi.

“Everyone alëays asks about the incident in the 2016 Champions League final ëhen I did that thing ëith my tongue as he ëas rolling around on the floor, play-acting,” he said.

“Pepe ishte një nga ata lojtarë që nuk mund ti zije besë. E bëri të paktën dy herë atë ndeshje, të më shtynte të nxirrja me karton të kuq lojtarët e Atletico” kujton Clattenburg.

Lexo edhe :  Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

 

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV