Kërkimet për vaksinën e Covid-19, SHBA-Kinës: Ndale këtë veprimtari keqbërëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar sërish Kinën që janë duke vjedhur kërkimet për vaksinën e koronavirusit.

Në një deklaratë për shtyp, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo  ka dënuar përpjekjet “e aktorëve kibernetikë dhe operatorëve jo-tradicionalë që kanë lidhje” me Kinën se po tentojnë të vjedhin pronën intelektuale dhe të dhënat që lidhen me Covid-19.

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Republikës Popullore të Kinës të ndalë këtë veprimtari keqbërëse. Siç thuhet në shënimin paralajmërues të 13 majit, ‘aktiviteti që mund të ketë rezultuar në vjedhje informacioni vë në rrezik identifikimin e opsioneve të mirëfillta kuruese’. Sjellja e Kinës në hapësirën kibernetike është një tjetër reflektim i veprimeve joproduktive gjatë krizës së koronavirusit. SHBA dhe aleatët e partnerët tanë po bashkërendojnë një përgjigje të përbashkët, transparente për të shpëtuar jetë. Ndërkohë Kina vazhdon t’u mbyllë gojën gazetarëve, shkencëtarëve dhe qytetarëve dhe të përhapë dezinformim, gjë që acaron krizën e shëndetit publik,” tha Sekretari Pompeo, në një deklaratë të publikuar në faqen elektronike të Departamentit të Shtetit./Fjala.al/

Të fundit

Ushtria e Kosovës po vjen për të ndihmuar në kërkime për Ardit Beshirin!

Prej pesë ditësh vijojnë kërkimet intensive për Ardit Beshirin, 29-vjeçarin që u zhduk nën një masiv dheu ndërsa punonte...

Shqiptari shiste kokainë në zonën e gangsterëve në Liverpool, dënohet me 3 vite burg

Një 18-vjeçar shqiptar është dënuar me më shumë se tre vite burg pasi u dënua për vepra posedim dhe shpërndarje kanabisi në Suffolk dhe...

Moment paniku, senatores në Florida i bie të fikët në mes të konferencës

Senatorja e shtetit të Floridës, Lleana Garcia, ra pa ndjenja gjatë një konference për shtyp të organizuar nga Guvernatori Ron DeSantis të martën. Ndërsa Garcia...

Topalli për votën e emigrantëve: Po manipulohet procesi në Greqi, SPAK të bëjë hetim

‘Thembra e Akilit’ e votimit nga jashtë, për opozitën mbetet Greqia ku kërkohet një audit të votave dhe hetim nga SPAK. Në një konferencë për...

Shtyhet afati i vlefshmërisë për dokumentet e identitetit që skadojnë deri në 11 maj

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan dy akte shumë të rëndësishme për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të...

Lajme të tjera

Web TV