Moto GP/Valentino Rosi, gjithnjë e më pranë skuadrës së “Jamaha”-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A është vulosur kalimi i Valentino Rosit tek skuadra e “Jamaha”-s, “Petronas”-i? Ende nuk mund të thuhet me siguri, pasi një pjesë e mediave ndërkombëtare e bëjnë të sigurt një gjë të tillë, ndërsa disa të tjera theksojnë se bisedimet po vazhdojnë.

Sidoqoftë, po duket gjithnjë e më tepër një realitet mundësia që Valentino Rosi, aktualisht në skuadrën zyrtare të “Jamaha”-s, do të zhvendoset tek motori i skuadrës kliente në 2021-shin, aty ku përkrah do të ketë bashkëatdhetarin e tij, Franko Morbideli.

Mullinjtë e thashethemeve nisën të punonin me mbingarkesë para dy javësh, kur i mbiquajturi “Doktori”, deklaroi se ai synon të vazhdojë të garojë në Moto GP edhe në 2021-shin dhe pasi “Jamaha” deklaroi në fillim të vitit se italiani do të gëzonte të drejtën e një motori “YZR-M1” me specifikat e skuadrës zyrtare dhe mbështetjen e plotë inxhinierike të “Jamaha”-s nëse ai vendos të vazhdojë. Rrjedhimisht, sytë e të gjithëve u përqendruan në vendin që do të lihet bosh kur Fabio Kuartararo të kalojë tek skuadra zyrtare e “Jamaha”-s.

Tanimë, edhe mediat janë disi konfuze, me disa prej tyre që pretendojnë se një marrëveshje është arritur e me të tjera që besojnë se bisedimet me 9 herë kampionin e botës dhe skuadrën kliente të “Jamaha”-s, pritet të fillojnë gjatë kësaj jave.

Raportohet gjithashtu që bisedimet kanë hasur në një pikë të diskutueshme, siç pretendon prestigjiozja sportive italiane, “La Gazzetta Dello Sport”, sepse Rosi dëshiron të sjellë me vete gjithë skuadrën e mekanikëve që e kanë shoqëruar gjatë shumicës së karrierës së tij në nivelin më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, Moto GP.

Në krahun tjetër, kreu i “Petronas Jamaha SRT”, Razlan Razali, nuk ka dëshirë të bëjë ndryshime tërësore në personelin e skuadrës së tij. Por një gjë është, sidoqoftë, e sigurt, që një marrëveshje midis dy palëve po i afrohet gjithnjë e më tepër bërjes realitet.

Lexo edhe :  Mjaftojnë 9 lojtarë në fushë, PSG fundos Bayernin dhe siguron gjysmëfinalen e Botërorit

Një tjetër gjë që tanimë ka gjasa të realizohet, është që Rosi të shoqërohet në garazhin e “Petronas Jamaha”-s nga piloti i Akademisë “VR46”, Franko Morbideli, pasi Razali e ka bërë të qartë sesa e rëndësishme ishte për skuadrën që të vazhdonte ta kishte të vetin italianin 25-vjeçar edhe për 2021-shin.

Të fundit

1770 – Beteja e Largas: një përplasje vendimtare në luftërat ruso-osmane

Më 7 korrik 1770, në brigjet e lumit Larga në Moldavi (në territorin e sotëm të Moldavisë dhe Rumanisë),...

Marrëveshja e Brionit, fundi i luftës 10 ditore dhe nisja e shpërbërjes së Jugosllavisë

7 korrik 1991 Më 7 korrik 1991, në ishullin Brioni të Kroacisë (në atë kohë pjesë e Jugosllavisë), u arrit Marrëveshja e Brionit, e...

Mbi 81 persona të vdekur, rëndohet bilanci tragjik i përmbytjeve në Teksas

Përkeqësohet ndjeshëm bilanci i tragjedisë së shkaktuar nga përmbytjet në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Autoritetet kanë konfirmuar të paktën 81 persona të...

Gjergj Luca heq strukturën e jashtme të “Rozafa Tuna”: Kishte leje 25-vjeçare, por …

Biznesmeni Gjergj Luca, ka vendosur të heqë vullnetarisht strukturën e jashtme të lokalit të tij “Rozafa Tuna”, për t’i dhënë hapësirë publikut. Përmes një videoja...

Tërhiqet kryeministri i Maqedonisë së Veriut: S’do të ketë taksë për beqarët

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski tha të dielën se ai është keqkuptuar me deklaratën e bërë ditën e premte se ka ndërmend të taksojë beqarët,...

Lajme të tjera

Web TV