Platini i “turret” Infantinos: Një “manipulator i madh”, duhet të dorëzojë mandatin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti i UEFA-s, Mishel Platini,  ka sulmuar ashpër Xhani Infantinon, duke thënë se kreu i FIFA-s e arriti pozicionin më të rëndësishëm në futbollin botëror vetëm falë “një ndërthurjeje të zgjuar të rrethanave”, duke e përshkruar atë si një “manipulator të madh” dhe duke këmbëngulur që italo-zvicerani “duhet të dorëzojë mandatin e tij”. Me skadimin e pezullimit të tij 4-vjeçar për shkak të skandalit të pagesës famëkeqe e të pandershme, Platinia ka përdorur platformën e revistës prestigjioze zvicerane, “l’Illustre”, për të nisur një sulm në shkallë të gjerë ndaj Infantinos, i cili, natyrisht, ishte nr. 2 i francezit në UEFA, por arriti ta rrëmbejë postin e shumëdëshiruar nën hundën e ish-futbollistit.

Duke iu referuar pezullimit të tij, që shkatërroi reputacionin e tij dhe rrënoi gjasat që kishte për t’i zënë vendin Blaterit, Platinia argumentoi, dhe kjo nuk ishte hera e parë, që kjo ishte një përpjekje e mirëllogaritur për ta ndalur atë të arrinte synimin e tij. “Fakti që isha viktima e një komploti është e qartë për mua, – tha ai për revistën helvete në fjalë. -Në 2016, presidenca e FIFA-s do të më takonte mua, madje me një fitore bindëse dhe gjithkush e di këtë. Infantino, i cili ishte Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, e dinte këtë më mirë se kushdo tjetër.”

“Por, sikundër është zbuluar nëpërmjet një numri të madh artikujsh në media, duket se Xhani Infantino ndërthuri një sërë faktorësh, në fillim të verës së 2015-ës, që të sigurohej që unë të përjashtohesha nga gara për presidencën e FIFA-s, – këmbënguli 64-vjeçari. – Ai e arriti këtë falë disa prapaskenave dhe disa marrëveshjeve të stisura.” Ndonëse të gjitha akuzat ndaj tij u lanë në fuqi nga Komiteti i Apelit në FIFA, nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), nga Gjykata e Lartë e Zvicrës dhe nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut, Platinia ende mendon se  është trajtuar padrejtësisht.

Lexo edhe :  Icardi godet me shuplakë tifozin e Gallatasarait

Dhe pavarësisht një sërë dështimesh nëpër gjykata, ai shpreson që, eventualisht, “ne mund t’i fryjmë bilbilit në fund të ndeshjes me ndërgjegjen time të qetë”. “E para dhe e vetmja forcë që më shtyn përpara është dëshira ime për drejtësi. Nëse pjesa tjetër e jetës sime është e lidhur me futbollin apo jo, në fund të fundit nuk ka aq shumë rëndësi kur vihet përballë nevojës për të vënë në vend të vërtetën njëherë e përgjithmonë”, – ka përfunduar Mishel Platinia, duke folur për revistën prestigjioze zvicerane, “l’Illustre”/Fjala.al/

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV