Sindikata e Teatrit të Kosovës: Të ndalet sulmi ndaj Teatrit të Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës i ka bërë thirrje Bashkisë së Tiranës që të tërhiqet menjëherë nga përpjekja për të shembur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë. Me anë të një deklarate të bërë publike sot, kjo sindikatë thekson se është tronditur nga lajmi për prishjen e godinës së teatrit pa marrë më parë pëlqimin e artistëve dhe të qytetarëve.

“Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke qenë saktësisht e pozicionuar në krah të ruajtjës së kësaj godine dhe në përkrahje të artistëve e qytetarëve që janë vënë në mbrojtje të saj, pret nga institucionet e shtetit shqiptarë që ta ndalin luftën e pa kuptimt për rrënim, tashmë kur kjo godinë është fortifikuar edhe më mure të forta morale, të pa kapërcyeshme për analet e historisë”, thuhet në deklaratë.

Reagimi i plotë

Thirrje për ndaljen e sulmeve, ndaj Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, është e tronditur më lajmin për tentim – invadimin e objektit të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, më qëllim të rrënimit të tij nga përsona të autorizuar prej Bashkisë së Tiranës dje pasdite me datë 13.05.2020.

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës e konsideron të papranueshëm faktin që një grup njerëzish të veshur më pushtet politik, në mënyrë arbitrare të bartin pronësinë publike të një objekti historik nga një institucion në tjetrin më qëllim të rrënimit të tij, pa marrë në radhë të parë pelqimin nga artistët dhe qytetarët e vendit.

Fatkeqësisht, këto mësymje po ndodhin në një moment kur Qeveria, Bashkia e Tiranës dhe institucionet tjera të shtetit shqipëtar, do të duhej të ishin të përqendruara më të gjitha kapacitetet, në luftën për ruajtën e jetërave të qytetarëve nga pandemia covid 19 dhe jo të provokojnë reagim gruporë qytetarë, në kundërshtim më rregullat për parandalimin e shpërndarjes së kësaj sëmundjeje.

Lexo edhe :  Qyteti dhe Arti- Mozaiku i munguar në arkitekturën bashkëkohore urbane

Paradoksalisht këto orvatje pasohën edhe përkundër hyrjës së kësaj godine, në listën përfundimtare të objekteve të trashëgimisë evropiane më më prioritet për tu restauruar nga ana e organizatës Europa Nostra.

E ku Institucionet ekzekutive të shtetit, në vend që të reflektojnë dhe ti gëzohën këtij suksesi duke marrë përsiper pjesën e tyre të përgjegjësisë, vazhdojnë tentativat për rrënimin e këtij objekti.

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke qenë saktësisht e pozicionuar në krah të ruajtjës së kësaj godine dhe në përkrahje të artistëve e qytetarëve që janë vënë në mbrojtje të saj, pret nga institucionet e shtetit shqipëtarë që ta ndalin luftën e pa kuptimt për rrënim, tashmë kur kjo godinë është fortifikuar edhe më mure të forta morale, të pa kapërcyeshme për analet e historisë.

SHSTKK;

14.05.2020

Të fundit

“Një në 10 fëmijë, i kequshqyer”/ Situatë dramatike dhe krizë humanitare në Gaza

Një në çdo 10 fëmijë të kontrolluar në klinikat në Gaza të drejtuara nga agjencia e Kombeve të Bashkuara...

Irani sekuestron cisternën që transportonte 2 milionë litra karburant kontrabandë

Një cisternë e huaj është sekuestruar nga Irani në Gjirin e Omanit për kontrabandë të 2 milionë litrave karburant, njoftoi të hënën kreu i...

“Human” – Historia në formën e saj më tërheqëse dhe ngjitëse

Nga Jack Seale “Nuk ndihmoj dot,” thotë Ella Al-Shamahi. “Më kujton Zotin e Unazave!” Nuk është e lehtë të bësh parahistorinë të kuptueshme, por një...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja?/ Me sa blihen dhe shiten sot euro dhe dollari

Sot, më 16 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83.2 lekë dhe shitet me 84.5 lekë. Euro, blihet me 97.2 lekë dhe shitet 98 lekë. Franga...

Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

Auron Tare Video e Bardhës, shitëses së njohur të tregut të perimeve në Sarandë që debatonte me Muçin përfaqësuesin e Bashkisë së Qytetit u bë...

Lajme të tjera

Web TV