Nga pedana e skermës, tek pedalet e biçikletës, metamorfoza e një kampioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me Olimpiadën që u shty për shkak të virusit korona, kampioni olimpik i Japonisë në skermë, Rjo Mijake, e ka shkëmbyer maskën e tij metalike dhe shpatën, me një biçikletë. 29-vjeçari, i cili fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të Londrës në 2012-ën e po përgatitej për të garuar në Olimpiadën që do të mbahej në vendin e tij, thotë se është duke punuar si shpërndarës për të ruajtur formën fizike dhe mendore, si dhe për të sjellë para në shtëpi.

“E fillova këtë për dy arsye, për të kursyer para për udhëtimet në garat e ardhshme dhe për të mbajtur veten në formë fizike”, – tha ai për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP). Si shumica e atletëve në botë, ai nuk po e përjeton mirë këtë situatë, pasi janë anuluar të gjitha garat për shkak të epidemisë.

“Unë nuk e di kur mund të rifilloj stërvitjen ose kur do të zhvillohet turneu i radhës, – pohoi japonezi. – Unë as nuk e di nëse mund ta ruaj gjendjen time psikologjike ose motivimin për vitin e ardhshëm.”

“Askush nuk e di se si do të shkojë procesi i kualifikimit, – ka vijuar ai. – Pretendimi se gjithçka është në rregull për olimpiadën është thjesht i papërgjegjshëm.” Shtyrja e pashembullt e Lojërave Olimpike e goditi rëndë Mijaken.

Ai zbuloi se ekipi japonez i skermës dëgjoi për shtyrjen një ditë pasi mbërriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një nga garat përfundimtare kualifikuese për në Olimpiadë. Në këto kushte për humbur mendjen ai ka vendosur të merret me diçka tjetër.

“Unë kam nevojë të jem gati fizikisht dhe financiarisht për momentin, – këmbëngul ai. – Ky është misioni im më i madh tani.” E për të mbajtur veten në formë, si dhe për të siguruar të ardhurat e nevojshme për garat e ardhshme, ai po merret me shpërndarje.

Lexo edhe :  Barcelona del publikisht, zbulohen 2 emrat që po kërkon në merkato

“Biçikleta më mban në formë sepse bëj kilometra të tëra. Duke bërë shpërndarje të ushqimit, siguroj edhe burime financiare për të ardhmen”, – ka përfunduar kampioni olimpik i Japonisë në skermë, Rjo Mijake.

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV