SPAK nis hetimin për shembjen e Teatrit pas kallëzimit të AMT-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim në lidhje me kallëzimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt dhe nënkryetarit Arbjan Mazniku.

Ky kallëzim erdhi pas kalimit të godinës së Teatrit në pronësi të Bashkisë së Tiranës dhe vendimit të kësaj të fundit për ta shembur atë.

Kreu i SPAK, prokurori Arben Kraja, tha për BIRN se ka një procedim penal të regjistruar mbi bazën e kallëzimit të artistëve, por se nuk ka emër të regjistruar, “Çështja është në hetim”, pohoi Kraja.

Më 6 maj, AMT kallëzoi pranë SPAK, Veliajn dhe Maznikun për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv të zyrtarëve që kryejnë funksione publike”.

“Ne gjatë kësaj kohe kemi bërë gjithë analizën ligjore financiare qoftë të ligjit special, qoftë të VKM-së 352 që ka dalë në zbatim të ligjit special. Neni 3 i ligjit special e qartëson specifikisht që ndërtimi i teatrit të ri kombëtar do të bëhet me partneritet publik-privat. Pra në këtë pikë nuk ka më mundësi që ky ndërtim të bëhet vetëm nga pala e shtetit”,-tha atëherë për mediet aktivistja Adriana Kalaja, e cila shtoi se ishin edhe kundër ligjit special dhe VKM-së të nxjerrë për mundësimin e zbatimit të tij.

Një dokument që mban firmën e kryetarit të Këshillit Bashkiak Tiranë, i rrjedhur në media, sugjeron se Këshilli Bashkiak i Tiranës ka marrë një vendim të enjten më 14 maj, për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas dokumentit, vendimi është marrë në bazë të një “akt-ekspertize të Institutit të Ndërtimit, e cila mban datën 13 Maj 2020. Vendimi i këshillit bashkiak i marrë të enjten duhet fillimisht të publikohet dhe hyn në fuqi dhjetë ditë pas publikimit.

Lexo edhe :  Përmbyllet procesi i primareve, PD: Mbi 50 mijë demokratë hodhën votat e tyre

Kundër shembjes së Teatrit Kombëtar reagoi së fundmi edhe Bashkimi Europian, përmes Komisioneres Mariya Gabriel, e cila mbulon mes të tjerash çështjet e kulturës. BE këshillon kundër shembjes, duke e quajtur atë “hap të pakthyeshëm”./Fjala.al/

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV