Afrika, një festival virtual letrar për epokën e koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarjet e librit në të gjithë botën janë në pritje, por Afrolit Sans Frontieres përdor mediet sociale për të krijuar diskutime të sinqerta rreth shkrimeve, krijimtarisë, seksit e dhunës. Për romancieren Maaza Mengiste, bllokimi nga koronavirusi dhe masat e qëndrimit në shtëpi që kanë kapur të gjithë botën, kanë rikthyer ndjenjën e ekzilit që ajo ndjeu kur me familjen e saj u larguan nga Etiopia në vitet 1970. Kjo është diçka që ne e duam dhe është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se ekziston e gjithë kjo letërsi afrikane,” tha ajo. “Afrika po shkruan. Afrika po lulëzon ”. Kështu që ishte një përsëritje e mirëpritur kur asaj iu kërkua të merrte pjesë dhe të ndihmonte për kurimin e një festivali virtual letrar të përqendruar në kontakt – konkretisht, midis shkrimtarëve me origjinë afrikane dhe lexuesve në të gjithë kontinentin dhe globin. “Kapa shansin”, tha ajo në një intervistë telefonike nga Cyrihu. “Bërja e këtij festivali virtual thyen shumë kufij të cilët ndiheshin të pakapërcyeshëm.” Afrolit Sans Frontieres, një seri leximesh për orë të tëra dhe seanca pyetje-përgjigje të mbajtura tërësisht në facebook dhe instagram, nisi më 23 mars dhe u kthye për një edicion të dytë në muajin prill. Një edicion i tretë është planifikuar të fillojë më 25 maj, i cili përkon me Ditën e Afrikës, dhe një i katërt tashmë është në punë e sipër. Përballë pandemisë, me një numër të madh panairesh të librave, turneve dhe ngjarjeve të tjera letrare të anuluara ose të shtyra, Afrolit qëndron si një mikpritëse për lexuesit – për disa takime, qindra janë regjistruar në grup – mund të dëgjojnë autorët dhe të flasin me ta, ndonjëherë edhe për tema tabu.

Shkrimtarja e Afrikës së Jugut, Zukiswa Wanner, e cila u frymëzua të krijonte festivalin virtual, pasi pa koncertin në shtëpi të John Legend në instagram, është e vendosur që ta përdorë këtë moment për të përqendruar punën e shkrimtarëve afrikanë. “Është si një klasë mjeshtërish, shkrimtarësh në një festival të vetëm”, tha Wanner, fituese e çmimeve, autore e nëntë librave, në një intervistë telefonike nga Nairobi. Shkrimtarët kanë përfshirë Abubakar Adam Ibrahim të Nigerisë, Hemley Boum të Kamerunit, Bisi Adjapon të Ganës dhe Mohale Mashigo të Afrikës së Jugut. Në edicionin e parë të festivalit romancierët lexuan skena seksi nga librat e tyre, eksploruan vendin e intimitetit në kulturat afrikane dhe diskutuan dashurinë në mes të luftës dhe shpërnguljes. Gjatë botimit të dytë shkrimtarët reflektuan për atë që dëshirojnë të pyeten, si për veten, ashtu edhe për punën e tyre. Wanner, gjithashtu, dëshiron t’i kapërcejë barrierat gjuhësore, duke përfshirë autorë jo vetëm nga vendet anglishtfolëse, por edhe ato frëngjishtfolëse, portugalishtfolëse dhe arabishtfolëse. Leximet dhe seancat pyetje-përgjigje mund të ndodhin në çdo gjuhë, ose në më shumë se një gjuhë. Edhe emri i festivalit, i cili ndërthur fjalët angleze dhe frënge, pasqyron atë qasje shumëgjuhëshe. “Nëse do të kishte një mënyrë që të mund të kisha vënë dhe gjuhën portugeze në titull, do ta kisha bërë,” tha ajo. Festivali virtual i librit Afrolit është falas, dhe Wanner nuk fiton para nga ai. Ajo shpreson të marrë fonde, në mënyrë që të jetë në gjendje të paguajë shkrimtarët, “veçanërisht më të rinjtë, si një stimul për ata që nuk përfitojnë nga sigurimet shoqërore apo shëndetësore”, tha ajo. Por edhe nëse nuk sigurohet ndonjë fond i tillë, tha ajo, kjo nuk do të thotë që ajo do të ndalet. “Kjo është diçka që ne e duam dhe është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se ekziston e gjithë kjo letërsi afrikane,” tha ajo. “Afrika po shkruan. Afrika po lulëzon”./Gazeta Fjala/

Lexo edhe :  ”The Guardian”: Karnavalet e Shkodrës më të veçantat në Ballkan

Të fundit

Protesta para Bashkisë/ Policia procedon Belind Këlliçin, Tedi Blushin dhe Klevis Balliun

Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë organizatorët e protestës së opozitës dje para Bashkisë së Tiranës....

Rama të rinjve: Mos digjni votën. Qeveria e PS do të anëtarësojë vendin në BE

Partia Socialiste mbajti Kuvendin e Kongresin Rinor, me qindra të rinj nga Shqipëria të cilët mbushën sallën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Stafetën e...

Bashkia rrit me 10 lekë biletën urbane, nuk ofroheshin operatorë të rinj!

Qytetarët e Korçës që përdorin transportin urban tashmë do të paguajnë 10 lekë më shumë për biletën. Këshilli bashkiak i qytetit në mbledhjen e...

A e ftuat Kryemadhin në Konventën e PL?/ Blushi: Nuk bëmë dasmë që të shpërndajmë ftesa!

Në studion e News 24 ishte i ftuar Sekretari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi. Ai u pyet nëse zonja Monika Kryemadhi kishte një...

Limonat “kalben” në degë! Importi vijon të mbetet armik

Mungesa e tregut të shitjes dhe çmimi i ulët ka bërë që shumë agrume të mbeten ende në pemë pa u vjelur. Një nga këto...

Lajme të tjera

Web TV