Hapja e parukerive, Ardi Borova: Rënie e klientelës, xhiroja javore e ulët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ardi Borova, një nga parukierët më të njohur në Shqipëri, tregon se pandemia COVID-19 ka ndikuar në rënie të klientelës, po ashtu edhe në xhiron e punës. Teksa rrëfen se si është përballur personalisht me izolimin dhe distancimin nga profesioni që e ushtron prej më shumë se 20 vjetësh, Ardi tregon gjithashtu se i është dashur brenda një jave të ushtrojë profesionin e psikologut. Pavarësisht se ai thekson që një parukier nuk mund të cilësohet si i tillë, nëse nuk mundohet të kuptojë klientin.

Si paraqitet fluksi dhe xhiroja e punës që nga dita kur ngritët qepenin e dyqanit, pas një periudhe mbylljeje të detyruar nga masat e marra nga qeveria për shkak të pandemisë?

Ka një lloj rënie të klientelës, nuk mund të themi se ka rritje të saj. Unë punoj kryesisht me orare, por në këto momente oraret janë reduktuar, dhe kjo ka bërë që unë të përballem me rënien e fluksit. Unë rrija në sallon përpara pandemisë COVID-19 deri në orën tetë të mbrëmjes, ndërkohë që tani jam i detyruar ta ul qepenin në pesë të pasdites. Sa i takon xhiros së punës, ka një sens logjik. Në momentin që ti bën më pak punë dhe më pak klientë nga sa mund t’i kesh realisht mundësitë, kuptohet se xhiroja do të jetë e ulët.

Si jeni përballur ju personalisht me izolimin dhe distancimin nga profesioni?

Personalisht jam përpjekur të shoh përtej së tashmes, por duhet thënë se ka qenë një periudhë mjaft problematike. Të largohesh nga profesioni, ta mbyllësh sot për nesër, i detyruar, dhe të rrish të presësh dy muaj, nuk është ndonjë gjë e këndshme. Në pjesën më të madhe të këtyre dy muajve, kam qëndruar në izolim, dhe dilja vetëm për të bërë blerjet e domosdoshme.

Klientela juaj si ka qenë në raport me masat mbrojtëse, i ka respektuar ato në sallon?

Pjesa më e madhe e klientelës ka qenë strikte. Janë paraqitur në sallon me mjetet mbrojtëse, pra me maska, doreza, me dezinfektues duarsh…Fatmirësisht, gëzoj një sallon të madh, i cili të mundëson distancimin social, si dhe hapësirat e nevojshme për të vendosur në mur udhëzimet përkatëse.

Lexo edhe :  Vendimi i Gjykatës së posaçme: Tetë të pandehur dërgohen në gjyq për akuza të rënda

Është bërë një javë që nga momenti kur janë hapur të gjitha parukeritë në vend. Në raport me klientët, të porsadalë nga karantina, jeni ndier në raste të caktuara se po ushtronit edhe rolin e psikologut?

Nëse një parukier nuk është psikolog që në momentin kur merr përsipër të ushtrojë këtë profesion, atëherë nuk mund ta cilësojë kurrsesi veten parukier. Gjithçka nis nga kërkesa bazike për të njohur klientin, shijet e tij, se çfarë modeli apo lyerje flokësh mund të pëlqejë. Kjo është abc-ja e këtij profesioni dhe e kam mësuar rreth 20 vite më parë, kur vendosa të isha ky që jam sot. Asokohe nuk e dija, por kur fillova kërkimet për emrat më të njohur të parukierëve në botë, pashë se të gjithë kishin ndjekur kurse dhe specializime për psikologji. Kam gjithashtu tri punonjëse në sallon. Jam në kontakt të vazhdueshëm me to, edhe në momentin kur e kemi mbyllur sallonin. Si drejtues, gjithashtu, jam munduar t’u ofroj mbështetje, si dhe të injektoja tek ato një lloj gjendjeje të paqtë.

A keni përjetuar ndryshime në mënyrën se si e drejtoni tashmë sallonin?

Fatmirësisht, duke qenë se kam vite që i ofroj klientelës një lloj shërbimi që kërkon kohë specifike, në një mënyrë pandemia më shumë më ka ndihmuar për rregullsinë e orareve, sesa më ka prishur punë, po ta marr në këtë sens. Pa dyshim që më rriten kostot, qoftë diferenca në orare, përdorimi i dorezave, detergjentëve, maskave…jo se kanë munguar, por janë shtuar. Dhe kjo bën që salloni të vijë në këtë periudhë me ndryshime. Nuk më pëlqen në vetvete ndryshimi dhe aq më tepër distancimi social, por, për hir të shëndetit, më duhet të përshtatem./Gazeta Fjala/

Të fundit

“Ky as nuk ndërrohet”/ Livia flet për Laertin: Vesh të njëjtat pantallona…

Livia dhe Rozana kanë disktuar sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” në lidhje me sjelljen e Laertit. Sipas...

Kroacia mban zgjedhjet presidenciale, kush janë rivalët për president të vendit

Kroatët më 29 dhjetor zgjedhin presidentin e ri, teksa presidenti aktual Zoran Millanoviq, po prin sipas sondazheve. Rivali i tij kryesor në zgjedhjet presidenciale,...

“S’jemi si aleanca e qelbësirave”/ Alibeaj për zgjedhjet e 2025-ës: Synimi ynë….

Në zgjedhjet e kësaj pranvere, forcat e reja politike siç mund të jetë "Djathtas 1912", presin që të sigurojnë votën e atij që quhet...

Shqipëria, perla e fshehur evropiane…

Turizmi masiv në vende të njohura turistike në verën e vitit 2024, shkaktoi demonstrata të dhunshme, kryesisht në Spanjë, shkruan Noémie Dambrin në një...

Roli jetik i kripërave minerale në organizëm, çfarë duhet të dini

Janë pjesë e rekomandimeve të të gjithë dietelogëve që këshillojnë ushqim të shëndetshëm, i shohim në çdo etiketë të çdo produkti që blejmë. Por...

Lajme të tjera

Web TV