VIDEO/ Kontrolle me dron, evidentohen 41 vende të krijuara për kultivim të lëndëve narkotike

Kanabis parcelat dron

Policia e Krujës dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe FNSH Tiranë kanë evidentuar dhe shkatërruar 59 lera të ndërtuara me plastmasë për kultivimin e bimëve narkotike.

Në një njoftim nga Policia e Shtetit bëhet me dije se pas kontrolleve me dron , në Krastë, Picrragë, Nikël e Barkanesh u evidentuan dhe u shkatërruan 59 lera të ndërtuara me plastmasë, të cilat shërbenin për të grumbulluar ujë, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Po nga monitorimi me dron dhe kontrollet e zhvilluara me këmbëu evidentuan dhe 41 vende që ishin hapur në zona të pyllëzuara dhe malore të Krujës, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Krujë

Kontroll masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në kontroll Policia e Krujës, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe FNSH Tiranë.

Gjatë kontrollit masiv, shërbimet e Policisë kanë përdorur disa dronë për të kontrolluar territorin.

Si rezultat i kontrolleve me dronë, në Krastë, Picrragë, Nikël e Barkanesh u evidentuan dhe u shkatërruan 59 lera të ndërtuara me plastmasë, të cilat shërbenin për të grumbulluar ujë, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, po nga monitorimi me dronë dhe kontrolli me këmbë i territorit u evidentuan dhe 41 vende që ishin hapur rishtas në zona të pyllëzuara dhe malore të Krujës, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Operacioni i kontrollit të territorit vijon./Fjala.al/

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/686820895412734/