Beteja e gjatë midis dy çështjeve më të diskutuara e më të fuqishme të futbollit spanjoll, asaj të kohës së ndeshjeve dhe ditëve, duket se ka marrë fund. “Liga dhe Federata iberike kanë gjetur një marrëveshje, e cila duhet të ratifikohet para një gjykatësi”, shkruan fjala.al, dhe parashikon ndeshje çdo ditë, përfshirë të hënën, në dy fasha kohore: 20:00 për zonat me temperatura më të ulëta dhe 23:0 për qytete ku klima është më shumë e nxehtë, duke konsideruar se kampionati spanjoll do nisë në Qershor.
Luis Rubiales, presidenti i federatës së Futbollti Spanjoll ishte gjithmonë kundër ndeshjeve që luhen të hënën për shkaks e preferohej pak nga spektatorët në stadiume, dhe ata në ekran. Por në një futboll të diktuar nga pandemia e coronavirus, edhe kjo ra poshtë. Limiti i fiksuar për një hendek kohor nga ndeshja në ndeshje, për një skuadër është 72 orë.
Nëse për shembull Barça apo Real Madrid luajnë të hënën, ndeshja e radhës nuk do mund të luhet para të enjtes. Kjo metodë do ti lejojë La Liga që të mbyllë sezonin brenda 29 Korrikut, datë e fiksuar si limit nga UEFA për ndeshjet e fundit para se të nisin sezonin e ri.