Roza Anagnosti dhe Luiza Xhuvani “në kamion”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mund të quhen “The photos of the Day” dy fotografi të siguruara nga grupi mediatik “Fjala” pas aksionit të sotëm të prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Dy fotografi të kornizuara të aktoreve të njohura Roza Anagnosti dhe Luiza Xhuvani janë ngarkuar në kamionin që hoqi të gjithë materialet që kishin mbetur në godinë pak momente përpara se të shkatërrohej e gjitha. Dy aktoret nga më të talentuara që ka patur ai teatër kishin prej shumë vitesh fotot e tyre të varura në hollin që çdokush i shikonte krahas shumë fotove të tjera me aktorë kur futej për të parë shfaqje.

Roza Anagnosti e veshur me kostum popullor dhe Luiza Xhuvani në një rol në tragjedinë “Hamleti” të Shekspir jo vetëm që nuk do jenë më në mur, por nga kamioni janë futur në magazinat e godinës së Arturbina. Sigurisht në kamionë kanë qenë edhe shumë e shumë fotografi të tjera të aktorëve të atij teatri, por fotot e Anagnostit dhe Xhuvanit dukeshin me sy të lirë. Fotot e tjera të hedhura rrëmujë edhe mund të jenë dëmtuar.

Gazetarët e grupit mediatik “Fjala” kanë mundur të fotografojnë momentin kur kamionët që mbanin dy fotografitë sapo kishin mbërritur dhe prisnin për t’u shkarkuar. Gazetarët raportojnë se kanë qenë rreth 10 kamionë që kanë bërë disa rrugë nga Teatri Kombëtar deri te Arturbina.

Të fundit

Linja Tiranë-Rinas, drejt aeroportit me tren për vetëm 20 minuta

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor,...

Alarm nga Kreshnik Spahiu: “Lapaj dhe Shehaj do shuhen si LSI dhe PDIU”

Juristi Kreshnik Spahiu, një koment e pati edhe për partitë e reja në zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se ato duhet që të...

Veliaj uron 1 Qershorin: Nuk kemi rreshtur së punuari për fëmijët tanë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar festën e 1 Qershorit për gjithë fëmijët. “Si sot, 9 vjet më parë, këndi i...

Sfida me Serbinë, Taulant Balla i “bashkohet” Kombëtares kuqezi

Të shtunën në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare do të dalë në fushën e lojës për t’u përballur me Serbinë. Djemtë kuqezi do të kërkojnë...

Përplasen dy makina në Pogradec, shpëton mrekullisht fëmija

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së dielës në Pogradec. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar edhe të lënduar. Drejtuesi i një...

Lajme të tjera

Web TV