“Godina e Teatrit ishte e shpifur! Sikur u prish qabeja apo bazilika e Shën Pjetrit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Godina e Teatrit Kombëtar ishte e shpifur dhe nuk përshtatej aspak me qendrën e Tiranës”, deklaroi sonte moderatori dhe analisti Mustafa Nano.

Më tej, ai tha se godina e Teatrit ishte jashtë harmonisë së qendrës së Tiranës. Analisti këmbënguli se ky ishte vetëm një mendim i tij, ndërsa prishjen në orët e para të mëngjesit e konsideroi jo të duhurën.

“Unë besoj që është krijuar një mitologji e madhe rreth asaj ndërtese. Janë shprehur edhe intelektualë të njohur. Ata kanë ndjeshmëri të madhe ndaj traditës, më shumë se unë. Kanë respekt për historinë për atë ndërtesë. Por unë nuk e kam atë respekt.

Njerëzit që mendojnë që ajo ndërtesë duhej prishur kanë arsyet e tyre. Unë mendoj se ajo ndërtesë ishte e shpifur. Unë kam shprehur mendimin tim, por mendimi im ka peshë më pak se ata që kanë ekspertizën e duhur.

Është një ndërtesë 70 vjeçare. Sikur po prishet qabeja apo bazilika e Shën Pjetrit. Unë e kuptoj që 70 vjet janë shumë por për mua ajo në qendër, për shijet e mia, e prishte atë harmoninë me ndërtesat përreth. Ama mënyra sesi u prish për mua nuk ishte e duhura”, tha Nano në emisionin e Eni Vasilit.

Të fundit

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari...

“Dua të shoh lopët”. Guardiola zbulon planet e tij

Pep Guardiola është njeriu i cili nuk pushon kurrë. Futbolli për të është vetë jeta. Divorci erdhi pikërisht nga ky obsesion që ka për...

6400 ikona shqiptare ‘udhëtojnë’ drejt Francës

Një ekspozitë unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, në Francë, ku mbi 45 vepra ikonografike të përzgjedhura nga...

Maturantët nisin përzgjedhjen e degëve, procesi zgjat 6 ditë

Kjo është koha që maturantët të bëjnë aplikimin për në Univeristete. Portali U-Albania ka hapur zyrtarisht procesin e plotësimit të formularit A2, nga ku të...

Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza!

“Skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, tha autoriteti kryesor ndërkombëtar për kriza ushqimore më 29 korrik, duke...

Lajme të tjera

Web TV