Me zë të ngjirur, Liçaj: Zemra e Ramës dhe Veliajt është shkretëtirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori Neritan Liçaj në fjalën e tij në këtë protestë nuk ka thënë asgjë më shumë nga çfarë ka thënë gjatë gjithë kësaj kohë që është në mbrojtje të teatrit.

I ngjirur dhe i prekur Liçaj ka shprehur keqardhje për kryeministrin dhe kryebashkiakun Veliaj, duke thënë se ata nuk kanë një zemër brenda tyre, por një shkretëtirë.

Më tej aktori i njohur iu ka bërë thirrje të gjithë protestuesve që të thërrasin së bashku “Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri”.

“Më ka ikur zëri, por ka mbetur pjesa ime më e mirë, pjesa ime më e fortë. U përpoqën të vrasin lirinë, u përpoqën të vrasin forcën. Këtë muskulin këtu, dhe jo muskulin e policëve. Por ky është muskuli që nuk mposhtet dot kurrë. Ai teatër u kthye në një tempull që i dha zë dhe jehonë shpirtit të njerëzve. Zoti kur e bëri këtë mendoj se ka qenë i dashuruar, sepse është shumë bukur. Ne do ta bëjmë akoma më të bukur, si qytetarë. Shpresa nuk vdes, më ka mbajtur dy vite tek Teatri. Unë kam fëmijë dhe për të ardhmen e fëmijëve të mi se mua nuk më ka mbetur shumë.

Ne duhet të luftojmë, t’i themi Shqipërisë që ne e duam shumë. Ta shohim se si do të mbjellë e jo të shkretëtojë. Sepse Rama dhe Veliaj, kanë shkretëtirë brenda tyre jo zemër. Në nuk kemi shkretëtirë, kështu që ejani të mbjellim. Mund të bëni çfarë të doni, mund të sajoni skenarë, nuk ju pengoj dot, por rëndësi për mua është ajo çfarë bëj unë. Rëndësi ka që ne nuk na pengoni dot. Prandaj unë ju ftoj të gjithëve të thërrasim Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri.”, është shprehur Liçaj.

Të fundit

Defekt teknik në Ujësjellës, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Sarandës!

Ujësjellësi i Sarandës ka njoftuar sot (15 gusht) banorët se një defekt teknik është shfaqur në saraçineskën kryesore të...

Kush na urren, fillimisht: Kosova apo Qeveria?

Frrok Çupi Desha të them direkt se i vetmi shtet dhe e vetmja qeveri në botë që nuk i dha një ndihmë Shqipërisë me rastin...

Borë, akullnaja e kafshë të egra, ky është vendi ku Trump do presë Putinin për bisedime

Donald Trumpit do t’i duhen rreth shtatë orë për të arritur në Bazën e Përbashkët të largët Elmendorf-Richardson në Alaska – dhe Vladimir Putin...

Sherr mes bashkëfshatarëve në Korçë, i riu në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Dvoran, pak kilometra larg nga qyteti i Korçës. Një 27 vjeçar dhe një 40...

Trump: Europianët nuk do të më tregojnë se çfarë të bëj me Putin

Evropa nuk do më tregoj çfarë duhet të bëj, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, vetëm pak para samitit të tij me Vladimir Putin në Anchorage...

Lajme të tjera

Web TV