Kampionati më i fortë i futbollit në planet, Premier League do të përpiqet t’i japë një tjetër shpejtësi projektit “Restart” me nisjen e 1 mijë testeve për zbulimin e coronavirus, një stimul që do përpiqet të bindë edhe skeptikët. Protokollit të rreptë shëndetësor do ti shtohen edhe testet me një frekuencë më të madhe, kështu shumë yje si Aguero, ndoshta do të mposhtin frikën.
Fushata testuese prej 4 milionë Paund u aprovua nga qeveria dhe ka nisur të zbatohet nga firma Prenetics, me bazë në Hong Kong, një kompani që ka patur sukses dhe në Azi. Lojtarëve do tu jepet mundësia të lënë stërvitjen nëse kanë frikë, por shumë prej tyre kanë shprehur gatishmërinë për seancat, dhe për ndeshjet që nisin me gjasë në 19 Qershor.
Lojtarësi Troy Deeney, Danny Rose, Sergio Aguero dhe Aaron Cresswell kanë paralajmëruar mungesën, por kjo nuk do cënojë Premier League.