Akuza për Granden dhe Bieber: Kanë paguar, që të renditen të parët në klasifikim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ariana Grande dhe Justin Bieber kanë mbrojtur veten nga akuzat e reperit amerikan Tekashi 6iX9ine, i cili i akuzon dy artistët se kanë shpenzuar milionë dollarë për të renditur këngën e tyre më të fundit në krye të klasifikimit muzikor në SHBA.

Tekashi është ankuar publikisht se Ariana dhe Justin kanë klikuar vetë miliona herë dhe kanë blerë mijëra kopje të këngës së tyre më të fundit “Stuck With U”, për ta renditur në krye të klasifikimeve. Ai akuzon gjithashtu se kënga e tij “Gooba” është pozicionuar gabim dhe qëllimisht në vend të tretë, duke i ulur kështu ndjeshëm edhe fitimet e siguruara.

Grande, Bieber por edhe hartuesit e listës së Billboard i kanë mohuar akuzat. Bieber i quajti pretendimet e reperit, thjesht gënjeshtra ndërsa Ariana “e këshilloi” të merret më mirë me veten sesa numëron fansat e të tjerëve.

Billboard postoi online një artikull ku publikoi pikët e secilit këngëtar bazuar në kalkulimet përkatëse dhe pozicionimit të klasifikim.

“Gjithsej, Stuck with U ka marrë 28.1 milionë klikime në Youtube, 26.3 milionë herë është luajtur në radio dhe 108 mijë disqe janë shitur brenda një javë” shpjegohet në reagimin zyrtar.

“Gooba ka 55.3 milionë klikime, është luajtur 172 mijë herë në radio për audiencën dhe është shitur në 24 mijë kopje”./Burimi: BBC

Të fundit

Sulmi ajror izraelit vret gazetarin e Al Jazeera-s në Gaza

Një nga gazetarët më të njohur të rrjetit Al Jazeera, Anas Al Sharif, është vrarë së bashku me katër...

Donald Trump kërkon që të pastrehët të largohen urgjentisht nga Washingtoni

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se njerëzit e pastrehë duhet të “largohen urgjentisht” nga Washingtoni, ndërsa u zotua të luftojë krimin në qytet,...

Droni kap ‘mat’ zjarrvënësin/ Rama nxjerr pamjet: Ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme ndërsa thotë se kjo nuk është vetëm një krim, por edhe tradhti ndaj tokës tonë. Kreu...

E rëndë në Tiranë, punëtori i ndërtimit bie nga lartësia dhe humb jetën

Një aksident fatal ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Kinostudios, Tiranë. Rreth orës 09:30, një 66-vjeçar, i identifikuar si Rr. M., dyshohet...

E rëndë/ Vetëvritet me armë gjahu 32 vjeçari në Maliq, dyshimet e para

Nje 32 vjeçar nga fshati Pojan, bashkia Maliq i ka dhene fund jetes duke u vetevrarë me arme gjahu. Ngjarja ka ndodhur pak minuta me...

Lajme të tjera

Web TV