Dalin para gjykatës 4 nga 7 të proceduarit nga protesta e Teatrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë dalë para gjykatës 4 nga 7 personat e proceduar nga Policia e Shtetit për protestën që zhvilluan pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ata pritet të njihen sot me masën e sigurisë, ndërsa seanca ka filluar në orën 11:00. Të ndaluarit që do njihen sot me vendimin e gjykatës janë:

Ermal Shkalla

Sabri Mekollari

Xhevdet Nela

Pjetër Hasaj

Rikujtojmë se ata janë 4 nga 7 të ndaluarit e ditës së dielë, ku policia u përplas me protestuesit që kundërshtuan shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Rikujtojmë se bashkë me ta është ndaluar edhe kryetari i lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, i cili duket se do të dalë para gjykatës në një seancë tjetër. Ndërsa, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në solidaritet të të ndaluarve tek dera e gjykatës.

“Sot dalin në gjyq disa nga protestuesit për mbrojtjen e Teatrit që u ndaluan nga policia më 17 maj. Në orën 11 qytetarët janë të ftuar të jenë në derën e Gjykatës.”,-bën me dije Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Rikutojmë se ditën e nesërme është thërritur një protestë tjetër që do të zhvillohet në orën 17:30./Fjala.al/

 

Të fundit

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës...

Michael Douglas: “Qeveria amerikane po flirton me autokracinë”

Aktori i njohur Michael Douglas ka ngritur shqetësime të forta mbi rrezikun e humbjes së demokracisë në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë një...

Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa Leoni XIV bëri një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”. Ai theksoi se paqja është një dëshirë...

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

Nuk ka të ndalur beteja në rrjetet sociale mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe multimiliarderit Elon Musk, i cili pak kohë...

Dreka vdekjeprurëse: Gruaja australiane shpallet fajtore për vrasje me kërpudha

Erin Patterson, gruaja australiane e akuzuar për helmimin me kërpudha vdekjeprurëse të tre të afërmve të saj gjatë një dreke në korrik 2023, është...

Lajme të tjera

Web TV