Djali bëri hatanë, e fejuara merr vendimin ekstrem

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur Mel u takua me partnerin e saj Chris, ajo mendoi se ai ishte gjithçka që donte në një mashkull.

Mel ishte “në qiellin e shtatë” kur Chris i kërkoi të martoheshin pas tre muajve të bashkëjetesës.

Por në ditën e tyre të martesës, Mel mori një lajm që ndryshoi jetën e tyre.

“U putha me Chris e pastaj ai shkoi në hotel ku do të bëhej gati për dasmën. Kur u ktheva lart në banesën tonë, pashë një copë letre nën derën tonë.

Mendova se ishte një tjetër reklamë, por ajo copë letre përfundoi duke ndryshuar jetën time përgjithmonë.

Unë ende nuk e di se kush e ka shkruar atë, por dëshiroj që t’i falënderoj ata. Më shpëtuan nga shumë dhimbje.

Në shënim thuhej se unë duhet të kërkoja në rrjetet sociale për një emër.”

Mel mori laptopin e saj kërkoi emrin. Ajo mësoi se burri i saj i ardhshëm, Chris, jo vetëm që kishte një grua që nuk kishte asnjë ide, por kishte tre fëmijë.

Por nuk përfundon këtu kjo histori sa e çuditshme aq edhe e pazakontë.

“Më vonë kuptova se djali i tyre më i vogël kishte lindur tre javë pasi u fejuam”, shpjegoi Mel.

“Orët e ardhshme ishin një turb ullirë e vërtetë. E thirra nënën dhe babanë dhe u thashë se dasma nuk do të bëhej”.

Ajo e prishi dasmën e saj vetëm 25 minuta para se ceremonia të niste.

Pastaj tre javë pas dramës, ajo u takua me Chrisin për një kafe.

Mel shtoi: “Ai tha vetëm se ishte duke pritur për ‘kohën e duhur’ për të më treguar për situatën e komplikuar të familjes, por koha e duhur nuk ishte materializuar kurrë.

Lexo edhe :  Ledri Vula tërheq vëmendjen e aktores turke në Sunny Hill/Reperi i përgjigjet në turqisht

Ai dukej shumë i shqetësuar për të më humbur. Arsyen e kuptova më vonë.

Ai kështu bënte. E dashura e tij e re filloi të postojë fotografi të tyre së bashku në rrjetet sociale.

Ajo tani është shtatzënë, kjo vajza e re. Unë nuk e di nëse ajo e di për të kaluarën e Chris-it, por unë shpresoj për hir të saj që ajo ta dijë”.

Të fundit

Kishëza Sistine, si u ngrit një nga monumentet më të famshme të artit në botë

9 gusht 1483 Në vitin 1483, u përurua zyrtarisht Kishëza Sistine (Cappella Sistina), një nga monumentet më të famshme...

Kur dhe ku do të takohen Trump dhe Putin!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se të premten, më 15 gusht, do të zhvillojë një takim historik me...

Asgjë e re nga SPAK

Nga Ylli Manjani Lëshohen urdhër arreste për x persona.  Gjysmat e të arrestuarve janë nën arrest, pra në paraburgim për çështje të tjera. Kapen 3, dhe...

Situata me zjarret, Mbrojtja: 18 vatra zjarri të evidentuara, vijojnë aktive 7 prej tyre

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 vatra zjarri, ndërsa 7 janë aktive. Aktualisht, janë aktive...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M, dërgesa e parë drejt Algjerisë

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Lajme të tjera

Web TV