Futbolli italian do rinisë, në 28 Maj vendoset data për Serie A

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbolli italian do të rinisë, dhe kjo shoqëruar me numrin e ulët të viktimave, më të ulëtin e javëve të fundit, prite të rikthejë disi normalitetin të paktën në sport. Komiteti tekniko shkencor në Itali, CTS aprovoi stërvitjet në grup që ishin parashikuar në protokollin e FIGC. Kjo u konfirmua nga ministri Spadafora në Rai 2 në programin e TG Sport.

“Një lajm i shkëlqyer pasi tani stërvitja në grup me lojtarët e ekipeve mund të rifillojë. Vlerësimet janë bërë me kohë dhe FIGC ka qenë e disponueshme për të rishikuar pozicionin e saj. vetëizolimi i famshëm, do të aplikohet në rast se ka ndonjë pozitiv” tha ministri i Sporteve.

Pra, në rast të një personi të infektuar, çfarë ndodh? Pozitivi shkon në karantinë dhe të tjerët mund të vazhdojnë të punojnë, por kontrollohen rreptësisht nga stafi. (fjala.al) E drejtë që futbolli të ketë mundësinë e rikuperimit të sigurt dhe pa i ndikuar nga nevojat spitalore, mungesa e tamponëve, transferimet apo dhe problemet e ndara në zona, me Lombardinë si më problematike.

Ditën e enjte, në 28 maj palët do të mbldhen për të vendosur një datë të caktuar për rinisjen. “Zgjedhja e Francës do të ishte më e lehtë për të mbyllur gjithçka. Unë nuk doja ta bëja atë” tha ministri Spadafora. Protokolli i ri autorizon seanca në grup dhe nuk do t’i detyrojë më lojtarët të qëndrojnë përgjithmonë në qendrën sportive.

Ata do të jenë në gjendje të flenë në shtëpitë e tyre me familjet përveç rasteve nëse një pozitiv gjendet në ekip. Në atë pikë, grupi do të vazhdojë të stërvitet i izoluar për të shmangur infektimet. Pastaj kontrollet do shtohen dhe do ketë tamponë tre ditë para fillimit të stërvitjeve të përbashkëta, ditën e fillimit dhe një herë në katër ditë. Testet sierologjike në ditën e fillimit dhe pas dy javësh.fjala.al

Të fundit

A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet sot nga gazetaret nëse PD do të pranojë në shtator 50...

Berisha konteston sërish votën e diasporës/ Zarfet u plotësuan nga patronazhistët!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat për manipulim të votës në zgjedhje, duke hedhur dyshime të rënda mbi procesin e votimit...

Elisa Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ishte sot e ftuara e nderit në Mëngjesin e Lutjeve në Parlamentin e Austrisë. Mëngjesi i Lutjeve është një...

Pse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, ku u godit një grup kriminal shqiptar nuk ka lidhje me...

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë!

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin tonë, në Vlorë është ndaluar lundrimi për disa mjete për sot dhe...

Lajme të tjera

Web TV